Quantcast
Channel: Albania News
Viewing all 206 articles
Browse latest View live

20 mars 1554: Ditë e shënuar për shkrimin shqip

$
0
0
Meshari nga Gjon Buzuku

Më 20 Mars 1554 – Prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku nis të shkruajë ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e këtij lloji dhe njëkohësisht si i pari krijim letërsie i botuar në gjuhën shqipe.

Gjon Buzuku fillon të shkruajë librin “Meshari”, siç cilëson ai vetë në pasthënie pikërisht më 20 mars 1554 dhe e përfundoi më 5 janar 1555. Në këtë vit duket se ka përfunduar edhe shtypja e librit.

Nga pasthënia e librit

“E u’ maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit. E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u’, atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë çuditëm seh në paça fëjyem, këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë(18), se fajh të mos banjinë; përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u’ tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për muoh.”

“…Në vitin 1554 më njëzet mars e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në janar 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreqë. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t’u punuar në gjuhën tonë”,- shkruan Buzuku.

Meshari nga Gjon Buzuku 2

Shënim

“Pasthënia …” është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit,që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë. Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit, Romë, me këtë shënim katalogu: R.G. Liturgia III, 194.
Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na udhëzon se kush qe autori i librit dhe kur u përkthye e u botua ky libër.

Profesor Emil Lafe, redaktor i përgjithshëm i “Fjalorit enciklopedik shqiptar” (FESH, 3 Vëllime, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 2008-2009), shkruan:

“Ka një radhë shenjash e rrethanash që të shtyjnë të supozosh se Buzuku, kur u ul në tryezën e punës më 20 mars 1554, nuk e filloi duke shpikur ai vetë alfabetin që do të përdorte e duke stërvitur dorën për të shkruar shqip, po duke vënë në zbatim ato shprehi që tashmë i kishte fituar nga mjedisi e i kishte zhvilluar vetë. Tregues gjuhësorë dhe historiko-kulturorë flasin në të mirë të kësaj hipoteze.

Kështu, E. Çabej, studiuesi më i thelluar i Buzukut, shprehet se: “kush ka lexuar këtë tekst disa herë me radhë, besojmë se do të ketë përshtypjen që gjuha e përdorur në të nuk është një arë fare e papunuar më parë.”

Ai bashkohet me tezën e arbëreshit Gaetano Petrotta se në Shqipëri do të ketë pasur para sh. XVI një traditë ortografike dhe mbase edhe një gjuhë të përbashkët, së paku në shkrimet e përdorimit praktik.

Edhe duke e shikuar këtë çështje nga ana e historisë së vendit, me një vështrim të gjithanshëm të gjendjes kulturore në Shqipërinë mesjetare, – shton Çabej, – teza e Petrottës do të dilte më fort e përforcuar sesa e kundërshtuar, sepse shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve përreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut.”

The post 20 mars 1554: Ditë e shënuar për shkrimin shqip appeared first on Albania News.


“Shqipëria ç’është dhe ç’do të bëhet”, Saranda dhe të huajt për ne

$
0
0
Saranda

“Plehrat, rrugët e pamundura, shtëpitë e papërfunduara e zarzavatet e shitura në pluhur, nuk mund të shkojnë kurrsesi me peizazhin mahnitës apo pagesat e ulëta të tavolinave të shijshme shqiptare”, ky është konstatimi i vazhdueshem i nje grupi Valdostan në Sarandë dhe Tiranë.

“Si ka mundësi që në gjithë këtë peizazh që të kap syri ju nuk keni mundur të ndërtoni një aeroport gjigand apo një linjë treni?”, më pyesin vazhdimisht miqtë e mi nga Aosta, N. S., A. dhe L., të cilët erdhën në Tiranë më qëllimin e blerjes së një apartamenti në zemër të Sarandës.

Përpiqem t’i sqaroj situatën e komplikuar në të cilën ne ndodhemi. Për të ndërtuar gjithë këto, na duhet kjo, kjo, edhe kjo… por ne jemi të kushtëzuar me marjen e kësaj, apo asaj, pasi fondet duhen çuar këtu apo aty-këtu… si rrjedhim kriza nuk na lë asnjë hapsirë të lirë që ne të mundemi të bëjmë këtë apo atë investim gjigand.

“Por kjo ju sjell para, ju lidh shpejt me veriun apo jugun e Shqipërisë, ju rrit mirëqënien e natyrisht ju bën më të ekspozuar” e të vizituar.

Dhe unë nis të rishpjegoj se ne kemi në këtë fazë këtë apo atë prioritet, ndërkohë që A. ndal makinën dhe thotë “Po këto?!” (duke treguar nga shishet plastike të kudogjendura në lëndinat e anës së rrugës) “Pse janë kudo? Pse të hidhen ndërkohë që mund të mos lëshohen si t’u vijë banorëve e të mblidhen në vendin e caktuar duke bërë që edhe kafshët shtëpiake të kullosin shëndetshëm? Pse nuk shoh plantacione me rrush për të zhvilluar ekonominë private të biznesit të verës apo derivateve të tij?” Pse, pse, pse…

Jetojmë kohë ku reklamat e fyra dhe nacionalizmi televiziv na bëjnë të shohim kronika hiperbolike të bizneseve private që kanë nisur të lulëzojë duke u sforcuar individualisht t’ia dalin në këtë terren aspak solidar.

Shohim vendas apo të huaj se si ia dalin, mbijetojnë, duke pasqyruar vetëm finalizimin e punës së tyre (të cilën ne e konsumojnë çdo ditë në tavolinat tona), emisione pa fund për sukseset e prodhimit Shqiptar.

Por a mjafton vetëm ky realitet karikues?! Pse duhet të përballemi ende me natyrën tonë e cila po asfiksohet nën hijen e mbeturinave, mbetjeve, djerrizimin apo më keq akoma, keqpërdorimin e dhuratës natyrë që na takon prej lindjes?? Kaq pyetje dhe asnjë përgjigje dëshiruese.

Sapo kalon kufirin përballemi me realitete të trishta për Shqipërinë tone: rrugë të gjera, sisteme sinjalistike, pyje të kuruara, turizëm I organizuar dhe shtet I cili di të menaxhojë resurset e veta natyrore. Matematikë e thjeshtë, por ne na shkojnë në xhepat e gabuar.

Një shprehje e jona thotë “si është oborri është shtëpia, si është e ëma dhe e bija”. Këtë panë miqtë e mi nga Aosta dhe natyrshëm thanë se ne jemi bijtë e një nëne jo të kujdesshme për atë çka posedon.

Natyrisht që kemi kaq shumë përmbytje, erozione apo djegje masive të pyjeve dhe kullotave që herë herë janë të qellimshme, por qëllimshmëria e akteve të fundit lidhet dhe është rrjedhojë e papërgjegjshmërisë sociale. Papërgjegjshmëria ndaj  natyrës së begatë që na e ka dhuruar zoti, shkon deri ne ekstrem, po t’i referohemi papërgjegjshmërisë dhe sjelljes, mardhënies dhe përkujdesit ndaj miqve më të mirë të njeriut, siç janë qentë dhe macet. Bashkëjetesë aspak e bukur dhe mikpritëse me ta.

Siç shohim plehrat, ndërtesat e dhunuara, hasim edhe mungesë respekti për qentë dhe kafshët fatkeqe.

Vrazhdësitë traumatike pikëllojnë ditët tona kur përpiqemi të shëtisim në rrugët e qytetit tonë.

Mungesa e këtij raporti njeri-kafshë-ambjent, është normaliteti më i trishtë të cilët të huajtë por edhe ne po të jemi të vëmëndshëm, e shohim. Pse kaq shumë egërsi në Shqipërinë tonë të vogël?

Pse dominon jo-harmonia në vend të ylberit të paqes dhe diellit të mëndjes së hapur? Deri kur kjo panoramë do të na vrasë sytë, ne dhe miqve tanë të huaj të cilët vijnë për të bashkëjetuar, punuar apo projektuar vazhdimësinë në këto 28 mijë kilometra katrorë?

Dyanësia e shtëpive të luksit shpejt përballlet me kasollet ndërtuar keqas gjatë gjithë rrugëtimit tonë. A ndjehen kështu edhe politikbërësit tanë teksa shoqërohen nga diplomatë të huaj dhe shohin se sa shumë është “zhvilluar” vendi aspirues për në BE?!

Dikush thotë se politika është pjesë e këtij realiteti, pra si janë këto “shtëpi skelet” (shprehja e vazhdueshme e Nadias) janë edhe ata. Por unë e dua vendin tim dinjitoz, siç dua dinjitetin tim, dinjitetin e fëmijëve, dinjitetin e fqinjëve dhe dinjitetin e globit. Kur do të vijë dita që aeroplani nga lart të pasqyrojë një panoramë optimiste ku gjelberimi (dhe jo ai për të cilin keqkomentohemi) të na sjellë shpresë, e kur shumë miq dashamirës të jetojnë duke ndarë kulturat e përbashkëta njerëzore qetësisht?

Dhe kur do të vijë ajo ditë kur fshatari apo qoftë edhe qytetari kryeqytetas të kuptojë rëndësinë e hedhjes në kosh të mbeturinave dhe riciklimit të tyre?!

Dikur do të vijë.

Do të vijë atëherë kur ne si Shqiptarë do të ndërgjegjësohemi që të qënit shqipëtarë është një vlerë, është një privilegj dhe nder.

(Sa keq ta mbyllësh materialin me këtë shpresë!)

The post “Shqipëria ç’është dhe ç’do të bëhet”, Saranda dhe të huajt për ne appeared first on Albania News.

Korrado dhe Shqipëria

$
0
0
Korrado dhe Shqiperia Apeninet Reggio Emilia

Veteriner, blegtor dhe prodhues, prej disa vitesh Korrado merr pjesë me mish e me shpirt në projektin e bashkëpunimit për zhvillim koordinuar nga Reggio Terzo Mondo (RTM): shkon personalisht në veri të Shqipërisë dhe mirëpret nga ato zona grupe blegtorësh shqiptarë, që në shpatet e Apenineve të Reggios gjejnë një natyrë të ngjashme me atë të shtëpisë, së bashku me zgjidhjet e mundshme për të rritur fitimet.

Kjo video është realizuar gjatë një vizite studimi promovuar në Apeninet rexhane në kontekstin e programit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Shqipërinë e Veriut“. Ky program promovohet nga dy OJQ italiane – Reggio Terzo Mondo (RTM ) dhe Cooperazione per lo sviluppo paesi emergenti (COSPE ) – me mbështetjen e Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS ).

Objektivi i kësaj iniciative është zhvillimi ekologjikisht i qëndrueshëm i një prej territoreve më të prapambetura të Shqipërisë

  • Reportazhi: Davide Sighele/Nicola Pedrazzi
  • Xhirimi & montim video: Davide Sighele
  • Përkthimi: Mirela Alushi

Lexo gjithashtu: Njihuni me Apeninet, njihuni me Shqipërinë!

Corrado è veterinario, allevatore e casaro. Vive sull’Appennino reggiano ma da qualche anno i suoi interessi e il suo sguardo vanno anche oltre Adriatico, in Albania

Il video è stato girato durante una visita studio promossa sull’Appennino reggiano nel contesto del programma “Alleanza per lo sviluppo e la valorizzazione dell’agricoltura famigliare del nord Albania“. Quest’ultimo è promosso da due ong italiane – Reggio Terzo Mondo (RTM) e Cooperazione per lo sviluppo paesi emergenti (COSPE) – con il sostegno dell’Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo (AICS).

L’obiettivo dell’iniziativa è lo sviluppo eco-sostenibile di uno dei territori più arretrati dell’Albania.

  • Reportage: Davide Sighele/Nicola Pedrazzi
  • Riprese & montaggio: Davide Sighele
  • Traduzioni: Mirela Alushi

The post Korrado dhe Shqipëria appeared first on Albania News.

Shpërthimi i qerres: Një traditë fiorentine

$
0
0
Shpërthimi i qerres Një traditë fiorentine

Çdo vit, në Firence e diela e Pashkëve festohet në një mënyrë shumë të veçantë. Shpërthimi i qerres (Lo Scoppio del Carro) është një traditë që e ka zanafillën e saj rreth 350 vjet më parë.

Qerrja e dekoruar, që njihet edhe me emrin “Brindellone“, është ndërtuar për herë të parë në vitin 1622.

Në formë kulle me 2-3 kate, ajo tërhiqet, nga dy qe të zbukuruar me kurora, nëpër rrugët e Firences, deri te Piazza del Duomo në hapësirën që gjendet ndërmjet Pagëzimores (Battistero) dhe Katedrales.

Pjesërisht historike e pjesërisht fetare

Kjo traditë i ka rrënjët e saj në disa ngjarje që kanë një natyrë pjesërisht historike e pjesërisht fetare.

Sipas historisë tregohet për një djalë të ri fiorentin me emrin Pazzino, një anëtar i familjes fisnike Pazzi, i cili në Kryqëzatën e Parë të Luftës së Shenjtë të vitit 1099, tregoi një guxim të madh (ai qe i pari që u ngjit në muret e Jerusalemit dhe ngriti flamurin e krishterë) aq sa mori si dhuratë 3 gurë stralli me prejardhje nga Varri i Shenjtë. Gurët që Pazzino solli me vete në fund të kryqëzatës, përfaqësojnë një thesar shumë të rëndësishëm fetar për Firencen, dhe ruhen te kisha Chiesa di SS. Apostoli .

Ceremonia që mund të shohim sot nuk është aq e ndryshme nga ajo e së kaluarës, meqë na propozon të njëjtin ritual. Gjithçka fillon rreth orës 10 të mëngjesit, një prift i fërkon me njëri-tjetrin tre gurët e strallit të Pazzino-së shkëndijat e të cilëve ndezin qiriun e Pashkëve; ky qiri pastaj përdoret për të ndezur thëngjijtë që gjenden në një enë në Qerre.

Procesioni pasi përshkon rrugët e Firences ia dorëzon Zjarrin e Shenjtë Kryepeshkopit përpara kishës Santa Maria del Fiore , që njihet nga të gjithë me emrin Duomo. Qerrja shoqërohet përgjatë rrugës nga një procesion me lodërtarë dhe flamurtarë, të gjithë të veshur me veshje tradicionale historike, madje edhe zyrtarët e qytetit e përfaqësuesit e klerit vishen me rroba tradicionale.

Pellumb brenda katedrales Firence

E furnizuar mirë me Fishekzjarre

Qerrja “Brindellone”, e furnizuar mirë me fishekzjarre, kur arrin para katedrales, ndalet dhe pret fillimin e meshës. Pak a shumë rreth orës 11 nga altari i Katedrales, ndërsa brenda kishës këndohet Gloria, Kryepeshkopi ndez me anën e zjarrit të shenjtë një raketë në formë pëllumbi (që quhet “La Colombina”, e që simbolizon Shpirtin e Shenjtë), kjo nga ana e saj fluturon jashtë kishës përgjatë një teli dhe përfundon duke goditur Qerren në mes të pjacës, duke shkaktuar ndezjen spektakolare të fishekzjarreve që përshëndetet me duartrokitjet e të gjithë publikut: kjo është ajo që ne në Firence e quajmë Shpërthimi i Qerres (Scoppio del Carro)!

Në qoftë se rituali zhvillohet rregullisht dhe të gjitha fishekzjarret shpërthejnë, atëherë parashikohen të korra (vjelje) të mira e me bollëk e fat i mirë për qytetin e për të gjithë qytetarët. Për këtë arsye, çdo vit, të gjithë shpresojnë në një Shpërthim të Qerres pa probleme…

Shpërthimi i qerres Një traditë fiorentine

Përkthyer nga italishtja  : Gino LUKA

The post Shpërthimi i qerres: Një traditë fiorentine appeared first on Albania News.

Futbolli historik fiorentin

$
0
0
Futbolli historik fiorentin

Lajmin e parë të një aktiviteti sportiv me top e gjejmë në poezitë e Homerit. Grekët praktikonin një lojë të quajtur Sferomakia, e cila me kalimin e kohës u adoptua nga legjionarët romakë duke u bërë një metodë stërvitjeje për luftëtarët. Kjo lojë quhej nga romakët Harpastum (marr me forcë).

Mendohet se luhej me një top të mbushur me fije vegjetale të një lloj pambuku apo me një top prej lëkure, nga dy skuadra me numër të barabartë lojtarësh në një terren ranor. Qëllimi i vetëm i kësaj loje ishte që topi të kalohej në fushën e kundërshtarit, me çdo kusht. Ndeshja zhvillohej si një betejë, pa e lënë kundërshtarin të marrë frymë, në luftime trup me trup të vazhdueshme për marrjen e topit. Kjo lojë pati një sukses të madh ndërmjet legjionarëve të cilët e përhapën në provincat e ndryshme të Perandorisë romake. Ky tip sporti me prejardhje të lashtë mendohet se është paraardhësi i futbollit modern.

Futbolli historik fiorentin (calcio in livrea ose calcio in costume) është një lojë e rëndë dhe e dhunshme në të cilën kombinohen disa disiplina të ndryshme sportive: një miks ndërmjet rugby, hendball, boks, kikboksing e mundje greko-romake.

Futbolli historik fiorentin 1

Ndeshjet kanë një kohëzgjatje prej pesëdhjetë minutash dhe luhen në një fushë drejtkëndëshe të mbuluar me rërë; një vijë e bardhë e ndan fushën në dy katrorë identikë dhe në të dy anët e fundit të fushës montohet një rrjetë mbi pahinë që rrethon të gjithë perimetrin e fushës ku zhvillohet ndeshja. Lojtarët vishen me rrobat tradicionale mesjetare.

Në këtë terren ranor përballen dy skuadra të përbëra nga njëzeteshtatë lojtarë (calcianti). Në qendër të rrjetës rrethuese në fund të fushës ngrihet çadra e Kapitenit dhe e Alfierit që kanë për detyrë të ndërhyjnë në grindjet e kacafytjet e lojtarëve, për t’i qetësuar ata. Takimi drejtohet nga Gjyqtari Arbitër, i ndihmuar nga gjashtë Gjyqtarë anësorë (Segnalinee) dhe Gjyqtari Komisar që qëndron jashtë fushës. Mbi të gjithë qëndron Mjeshtri i Fushës që mbikëqyr zhvillimin e rregullt të lojës dhe ndërhyn për të rivendosur rendin dhe për të ruajtur disiplinën në rastin e përleshjeve në fushë.

Futbolli historik fiorentin 2

Loja fillon me gjuajtjen e topit nga Pallaio në vijën qendrore dhe e “shtëna e topave” (colubrine) përshëndet hapjen e “veprimeve luftarake”. Nga ky moment e tutje futbollistët (calcianti) e të dy skuadrave do të përpiqen me çdo mjet që ta çojnë topin në fund të fushës së kundërshtarit dhe ta fusin atë në rrjetë duke shënuar kështu golin (caccia).

Futbolli historik fiorentin 3

Rreth shekullit të XV, ky tip futbolli ishte bërë kaq i përhapur ndërmjet të rinjve fiorentin, saqë ata luanin shpesh në çdo rrugë apo shesh të qytetit. Loja u bë aq popullore saqë në janar të vitit 1490, duke qenë lumi Arno plotësisht i ngrirë, mbi sipërfaqen e akullt të lumit u zhvilluan disa ndeshje.

Gjatë sundimit të dinastisë Medici, pati një riorganizim të rregullave të lojës; kjo gjë bëri që fiorentinët të arrinin në sfida të vërteta. Ekipet mburreshin me emra të famshëm lojtarësh, fisnikë e personalitete të shquara nga familjet më të rëndësishme të Firences. Lojërat organizoheshin zakonisht gjatë periudhës së Karnavaleve.

Futbolli historik fiorentin 4

Futbolli fiorentin është sot një sfidë ndërmjet katër lagjeve të qytetit. Ndeshjet zhvillohen me kostumet tradicionale të shekullit të XVI për të kujtuar një moment të veçantë të historisë së qytetit. Më 17 shkurt 1530, pjaca Piazza Santa Croce në Firence qe skena e një prej sfidave më të rëndësishme të Republikës fiorentine karshi Perandorit Karli V, kur popullsia, e rrethuar për disa muaj nga trupat perandorake, u paraqit “shumë e zënë” me lojën e futbollit, për t’i dhënë përshtypjen armikut se nuk ishte aq i denjë sa të përfillej nga qytetarët. Çdo vit pra organizohet një turne që përfshin katër lagjet historike të qytetit: të Bardhët (Bianchi) të Santo Spirito, të Kaltrit (Azzurri) të Santa Croce, të Kuqtë (Rossi) të Santa Maria Novella dhe Jeshilët (Verdi) të San Giovanni, që janë protagonistët e këtyre sfidave të vështira dhe emocionuese. Çmimi “kupa” është një viç i bardhë i racës Chianina. Turneu i Futbollit historik fiorentin zhvillohet normalisht në muajin qershor të çdo viti: finalja luhet në pasditen e 24 qershorit, ditën e shenjtit San Giovanni mbrojtësit të qytetit.

Edhe parada e Procesionit historik të Republikës fiorentine, që organizohet për këtë rast përbëhet nga 530 pjesëmarrës figurantë, të veshur me rrobat ushtarake të kohës së Rilindjes, i referohet të njëjtës periudhë historike, duke kujtuar gjestet e trimërisë fiorentine dhe Ushtrisë të Republikës së Firences. Një traditë pra, e rrënjosur thellë në strukturën shoqërore e qytetare.

Futbolli historik fiorentin 5

Loja e futbollit me kostume tradicionale është karakterizuar gjithmonë nga një frymë e fortë konkurruese dhe tregon një aspekt popullor dhe autentik të qytetit të famshëm, që ka qenë djepi i Rilindjes. Në vitin 2012 kjo lojë ka qenë subjekti i një dokumentari interesant të VICE Italia që tregon edhe identitetin e vërtetë të lojës. Dokumentari dhe fotografi të ndryshme mund të shihen në lidhjet e mëposhtme.

Përgatiti për Albania News: Gino LUKA


Referenca:


Lexo gjithashtu: Shpërthimi i qerres: Një traditë fiorentine

The post Futbolli historik fiorentin appeared first on Albania News.

Tiranë 1975: Grumbullojini dhe ekzekutojini!

$
0
0

Ishte ky urdhri i dalë nga zyrat e komitetit ekzekutiv të viteve 70’ ku ndëshkoheshin me ekzekutim të gjithë qentë e rrugës. Sikur të mos mjaftonte keq-ushqyrja, keq-trajtimi, keq-kuptimi, keq-bashkëjetesa.

Ja edhe goditja e fundit për kategorinë më të bukur në realitetin e egër Shqiptar. Shumë fëmijë apo të rritur u zgjuan me lot kur miqtë e tyre ishin shënjestruar si shkaku kryesor i keq-jetesës sonë.

Kur flas për këtë periudhë më vjen ndër mënd kalvari i vuajtjesë së poetit tonë Lazgush Poradeci për të shpëtuar Cucin e tij, fatmirësisht me fund të mirë. Edhe pse me shëndet të lig bëri gjithçka që i ëmbli i tij të rikthehej në familje… lotët dhe puthjet e pjatava ku ushqehej Cuci ishin të shpeshta së bashku me insistimin apo shfrytëzimin e miqve me influecë për të mundësuar marrjen e një vendimi për mos-ekzekutim.

Befasuese ishte edhe figura kasapiste e veterinerit të asaj kohe në ditarin e poetit tonë të dashur Lasgush Poradeci, por dashuria për mikun e tij besnik triumfoi. Një triumf fare i paimagjinuar për pjesën tjetër të familjarëve të cilët nuk mundën t’ia dalin, duke lënë nga pas një trishtim që koha nuk mundi tua fshijë.

Edhe im shoq kishte bubin, një qen lozonjar ngjyrë kaf, i cili e shoqëronte dhe e priste çdo ditë nga shkolla. Lidhja e tij me bubin ishte e pandarë dhe çlodhja më e bukur fëmijërore pas një dite studimi. Ditë e pashlyer ishte ajo kur kolibja e bubit qe bosh. Trishtimi ish kaq i madh saqë edhe sot kur kërkojmë qenin pas fshehjeve të saj lozonjare, ime vjehërr pyet “mos na e kanë marrë kur ishim në gjumë?”.

Pjesa tjetër nuk ia doli dot, nuk ia dolën dot ndaj gjithë këtij mekanizmi kundër Dashurisë. Fitoi dhuna dhe anti-njeriu, fitoi loti dhe e keqja brenda nesh, fitoi dhe trimërohet demonizmi.

Sot që kanë kaluar kaq vite, situata paraqitet ende e trishtë. Qenë dhe mace të cilët nuk kanë një vend ku të munden të jenë më të qetë për tu trajtuar, kuruar, vaksinuar, sterilizuar, si dhe nje shoqëri e tërë prezent në këtë skenë ku nuk mund të bësh dot asgjë i vetëm. i vetëm mundesh të shpëtosh fare pak krijesa nga kthetrat e rrugës apo bastardëve kriminelë. I vetëm je në pamundësinë e të jetuarit “normal” ku paqja dhe bashkëjetesa të jetë dhe aktualitet.

Gazetari Italian i “Striscia la Notizia” Edoardo Stoppa bën pjesë të kronikës së tij pikërisht këtë realitet Shqiptar. Gazetari nis kronikën me rrugët tona të pa sistemuara dhe ndalon në kushtet e vështira ku jetojnë. Arinjtë e “kopshtit zologjik”, pulat apo bagëtitë të cilat tërhiqen zvarrë, kasapër që i therrin nëpër rrugë… por problematika më evidente është ajo e qenve të e rrugës.

“Kudo që të ndodhesh, përballesh me qentë e rrugës” – thotë Stoppa, e gjitha kjo sepse në Shqipëri nuk ekzistojnë “ strehëza për qenë”.

Gazetari i Striscia-s përballet me format mesjetare të ekzekutimit të qenve pa pikën e ndjeshmërisë apo përgjegjësisë, pasi tek ne nuk ka një ligj për mbrojtjen e këtyre krijesava.

Më kujtohet fare mirë indinjata ime kur pash për të parën herë filmin “Koncert në vitin 36” ku në një nga skenat punonjësi i bashkisë thotë se ”nuk ke të drejtë të godasësh kalin pasi ka një ligj mbi mbrojtjen e tyre”, qeshja e pjesës tjetër për këtë ligj ”absurd” pasohet me tekstin “unë jam pronari i tyre dhe bëj ç’të dua me ta”. Kjo tregon për një mentalitet të egër mbi këto krijesa kaq të dashura.

Ndeshemi me ndeshje legale mes qensh dhe askush nuk i ndalon apo me mirë akoma dënon. Ne nuk jemi askush që të vendosim mizorisht për jetët e tyre. Nëse dikujt nuk i pëlqejnë, mjafton të qënurit indiferent, por kurrsesi ekzekutor.

Qentë na duan dhe na pranojnë siç jemi, panvarësisht trajtimit jo të barabartë në mes nesh. Cilët jemi ne që paskemi të drejta të tilla mbi kafshët apo natyrën? Po sikur të ish e kundërta?

Qytetari përkthehet repekt për gjithçka që është në bashkëjetesën tonë dhe përkthehet jo vetëm në gjuhën e komunikimit, ligjeve dhe pozicionit. Qytetar model je nëse respekton lirinë tënde e të të tjerëve, dhe mbi të gjitha ndaj më të dobtit; terma të njohura këto që konsiderohen si moralizma.

Po pse jemi kthyer në bashkëjetues të këqinj me qentë?

Shpesh kur nis të shfaqet afeksioni që dikush ka për miqtë më të bukur tanë kafshët, përballet me reagime pro dhe kundër.

Dikush e sheh si fanatik, dikush si shembull i aktores Brizhid Bardo apo emrave të tjerë publikë të etiketuar “ adhurues kafshësh”. “Pse nuk adopton një njeri dhe i fal atij gjithçka që i ka munguar?” – gjykon dikush.

“Pse nuk i fal kohën tënde njerëzve, e jo kafshëve të cilët janë natyrshëm krijuar të jetojnë në natyrë, pa kushtet e komplikuara që njeriut si qënie i nevojiten?”

Ne dimë të kujdesemi për veten dhe të mbrohemi nga rreziqet që na kanosen; dimë të kuptojmë apo lexojmë të fshehtat tona, dimë gjithashtu se ekzistojnë mekanizma mbrojtëse dhe jo dinjitoze për të na i bërë të bukur ose ferr jetësën në fshatin tonë.

E kundërta ndodh me katër putrakët. Ata nuk munden dot të dëshifrojnë gjithë kodet e mekanizmave tanë të konsumuar, janë bujarë më dashurinë që falin pa kushte. Por mesa duket kjo jo vetëm që nuk mjafton, por keqpërdoret turpshëm nga ne njerëzorët.

Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme – thotë Ainshtain.

Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër. Dashuria është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mundur ta manipulojë dot.

Le të besojmë se pikërisht kjo dashuri të pushtojë të keqen dhe tu hap rrugë mendjes paqësore për të gjetur rrugë dhe zgjidhje sa më dinjitoze për heronjtë tanë.

Le të shpresojmë që dielli i dashuriësë të eklipsojë hijen e ferrit mbi mendjet e ngushta burokratike, dukë bërë që në qytetet tona të shohim sa me pak dhimbje dhe këlthitje kafshësh, apo më keq akoma, skena krijesash të shtypura, apo lojra makabre midis qensh të ashtuquajtur “ringu”.

Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po gërryejnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.

Dhe me ndihmën e asaj kategorie që këto krijesa i trajton me dinjitet, le të ndezim gjeneratorin tonë të madh në mbrojtjen ndaj tyre, sepse shoqëria do të përfitojë shumë më shumë qetësi, paqe e qytetari.


Ditari i Lasgush Poradecit në peripecitë për shpëtimin e Cucit

Lasgush Poradeci Cuci Qentë

Tiranë, e Mërkurë 2 Prill 1975

Sot nga ora 1 pas mesdite, ardhë m’a muar me zor, konkën t’ime shumë të dashur dhe shumë besnike, “Cucin” që të m’a vrasin (pushkatojnë).

Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’i vrasim qentë!”

Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht.

Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lënë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin.

Sbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më drekë nga ora 11-12-1.

Passi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante (që m’a dha Kostaqi i Frosës në Poradec) dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë.

Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”. Passi m’a muarr Cucin dhe e vunë në karrocë dhe u larguan 60-70 hapa prej meje, u vesha shpejt dhe ju vajta pas dhe i gjeta në një rrugicë pranë shtëpisë s’ime, i-u luta me shumë të lutura përsëri, të m’a lenë pa e vrarë, i-u thashë të vete ne Sekretari i Komit. të Partisë së rrethit Manush Myftiu, do vete ne Sekretari i Kom, Ekz. të Rrethit, do vete në Seksionin e Shëndetsisë të marr leje për konkën (Cucin), por ata nuk m’a pranuan lutjen (nuk pranonte, prapë, Sekretari (Elem Haxhia).

Ardha menjëherë në shtëpi, dhe megjithqë jam i sëmurë prej 17 Janarit gjer më sot i shtrirë në shtrat, u vesha dhe shpejt mora Marien me mua, vajta me autobus gjer në Kom. Ekz. E mora Marien se prej 17 Janarit s’jam ngritur prej shtratit, e mora shpirtin nër dhëmbë dhe u nisa i shoqëruar prej Maries, që po të rrëzohem rrugës i sëmurë siç jam, t’a kem Marien pranë.

Vajta me Marien në Kom. Ekz. Më thanë Sekretari i Partisë (Manush Myftiu që është antar i Byrosë së Komitetit Central) nuk vjen këtu në zyrë, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv (Ndue Marashi) nuk priste, Zëv-kryetari (janë 4 zëv-kryetarë) nuk kish pritje.

Poeti Pano Taçi, që ish poshtë në parterë, më tha, të vete në Seksionin e Shëndetsisë, po inspektori i Seksionit nuk kishte pritje sot të Mërkurën, kishte pritje të Martën edhe të Premten prej orës 1-2.

Ika i dëshpëruar jashtëzakonërisht. Ardha në shtëpi. Kostandina më tha të vete ne Arkit. Petraq Kolevica që Petraqi t’i thotë nesër të Enten, inspektorit të Shëndetsisë, të më pranojë nesër të Enten.

Petraqi, që është nënpunës në Komitetin Ekzekutiv, banon afër shtëpisë s’ime (nja 200-300 hapa larg). Vajta ne Petraqi, me Marien, e ëma e Petraqit më tha se Petraqi është shtruar në spital para 1 jave.

Do vete nesër të Enten ne Ministri i Shëndetsisë Doktor Llambi Ziçishti, të përpiqem për Cucin, t’i japë Ministri urdhër Seksionit të Shëndetsisë, të mos m’a vrasin Cuci-n.

Shpresë s’kam, por, prapë do vete ne Ministri. Kur ardha prej Petraqit në shtëpi, sbrita të shoh vëndin ku e mbanja Cucin poshtë shkallëve; atje m’u mbush shpirti dhe shpërtheva në qarje e vajë, putha dyke qarë peronën ku lithnja Cucin me rryp, e putha peronën 3 herë dyke qarë, putha safkën ku i shtinja ujë të freskët e putha 3 herë, putha 3 herë edhe enën prej alumini ku i jipnja Cucit të hajë, edhe u ngjita prej shkallëve të Cucit për në kuzinë, ku kam shtratin tim.

Hyra në kuzinë dyke qarë, mezi pushova. Pastaj mora Marien, vajta me Marien në rrugët ku nxirrnja pak Cucin që më vinte keq t’a mbaj vetëm lidhur. Përshkova me Marien rrugën prej shtëpisë s’ime gjer buzë lumit Lanë, shkova buzë Lanës, siç shkonja me Cucin kur e nxirrnja, vajta me Marien nëpër rrugët dhe rrugicat ku e nxirrnja Cucin, nja 20 ose 30 ose 60 minuta për dita, që të çmallem me rrugët ku shkonte Cuci.

U këtheva pastaj në shtëpi, prapë zura të qaj se m’u mbush prapë shpirti dhe shkrojta këto rradhë për Cucin t’im shumë të dashur, shumë të dhemshur dhe shumë besnik.

Sytë Cuci i kishte shumë të bukur, shumë të dashur, njerëzit theshin kur e baresnja Cucin, rrugëve: “sa i bukur”, edhe fëmija, edhe nuset, edhe burrat theshin sa i bukur.

Cuci është leshator, i bardhë në roza, të gjithë theshin sa i bukur. Më vjen të pëlcas për dhimbjen e Cucit, po s’kam ç’bëj. Po rri këtë ditë me shpresë për nesër, që të vete nesër ne Ministri i Shëndetsisë, dhe të shoh a mos më pranojë inspektori i Shëndetsisë, me anën e ndonjë miku, ndonjë shkrimtari që t’a njohë inspektorin. Lasgush.

Tiranë, e Enjte 3 Prill 1975

Megjith që jam i sëmurë që prej 17 Janarit (kur ardha prej Poradeci), prapë i dhashë kurajë vetes dhe dola për të parën herë nëpër Tiranë, t’i bje pas punës së “Cuci-t”.

Vajta në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku, që në mëngjes gjer në ora 1.30’ pas mesditës mezi takova atje Dritëro Agollin, Kryetar i Lidhjes. Dritëroj, pas lutjes sime, i telefonoj Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv (Ndue Marashit) që të më pranojë “për 1 çështje”.

“Le të vijë” i tha Kryetari i Kom. Ekz. Lasgushi. Vajta, pas urdhërit të tij, portieri më la të hy. Atje më thanë se puna e “Cucit” (që m’a muarr dje të m’a vrasin) mvarret prej Seksionit të Shëndetsisë (që i ka zyrat brenda në Kom. Ekz.).

Në zyrën e inspektorit të Seksionit më priti me respekt inspektori Shpëtim Gjebréa, kështu m’a tha mbiemrin Dritëro Agolli, emrin s’m’a tha inspektori, më dha cigare, më tha që ay më njeh: “kemi folur” tha “prej 2 vjetësh” etj.

Shpëtim Gjebréa më tha: “do t’ju japim lejë prej Seksionit” dhe doli prej zyrës me mua të vemi në zyrën e veterinerit, që e ka zyrën brenda në Kom. Ekz., “t’ju them” tha “t’ju japin lejë për të mbajtur qenin” (konkën time).

Veterineri s’ishte. “Ecni t’i thoni” më tha “Sekretarit të Lagjes nr 1 të mos e vrasin qenin, se nesër, kur të jetë këtu veterineri, do t’ju japim lejen për mbajtjen e qenit”. Vajta te Sekretari i Lagjes nr 1 (Lelem Haxhia) i thashë ç’më tha Inspektori Gjebréa.

Elemi e mori Inspektorin në telefon, i tha Lelem-it “do t’i japim Lasgushit lejë për qenin, nesër, se sot nuk është veterineri. Unë u shqetësova shumë që s’u mbarua puna (sepse termini i vrasjes së Cucit është vetëm 3 ditë, dje 1 ditë, sot shkoj dita e dytë).

Tiranë, e Premte 4 Prill 1975

Megjith që jam i sëmurë e mora shpirtin t’im nër dhëmbë dhe, nga çqetësimi për Cucin, u ngrita në mëngjes më ora 5, të vete në Kom. Ekz. më ora 7 e mëngjezit (kur vijnë gjithë nënpunësit në zyrë).

I bëmë telefon Gjebréa-s prej Lidhjes, disa herë, s’kish njeri në zyrën e “Shpëtim Gjebréa-s”. Gjer më ora 1 pas mesdite telefonuam shumë herë, po s’dilte njeri në telefon. Vajtmë me djalin e prof Çiços, prej zyrës së të cilit i kishim telefonuar shumë herë Gjebréa-s. Hymë në Komitet Ekz. Në zyrën e Seksionit të Shëndetsisë takova Gjebréa-n, “haj” tha “Lasgush, të vemi këtu në zyrën e doktorit veterinar”.

Doktori s’ishte, prapë, në zyrë. Gjebréa më tha: “I telefonova sot Lelem Haxhisë se do t’i japim lejë Lasgushit për mbajtjen e qenit, po edhe sot s’është këtu doktori veterinar”.

Me qënë që sot është dita e tretë dhe kisha shumë frikë mos m’a vrasin Cucin, e mora, prej Lelemit adresën e Përgjegjësit të qenve, vajta në zyrën e Komunales (e cila jep urdhër për vrasjen e qenve), në Zyrë s’kish asnjeri, pyeta ku e ka shtëpinë private përgjegjësi dhe vajta në shtëpinë private.

Ky përgjegjës, më priti mirë, më tha se qenin s’kam dhënë urdhër të vritet sepse mora vesh që ky qen është i poetit Lasgush Poradeci. Përgjegjësi më tha: “sapo të m’a sillni Lejën e qenit, do t’ju a lëshoj qenin”. M’u qetësua zemra që s’ma paskan vrarë Cucin e dashur dhe vajta në shtëpi të ha 1 çikë bukë, i lodhur, i këputur nga fuqitë siç isha.

Hëngra pak bukë, dhe u shtriva në shtrat i potresitur. Tashi më mbetet që, nesër të vete prapë në Kom. Ekz. ne Shpëtim Gjebréa a mos m’a japë Lejën (në qoftë se do të jetë veterineri aty në zyrat e Kom. Ekz.).

 Tiranë, e Premte 4 Prill 1975

U ngrita shpejt që në mëngjes (ora 5 para mëngjesit, të vete në Kom. Ekz. më ora 7 (përpara se të hyjnë nënpunësit) t’i them inspektorit të Shëndetsisë (Shpëtim Gjebréa) t’i thotë veterinerit të Kom. Ekz. të mos m’a vrasin “Cucin”.

I tha po s’desh. i vajta dhe unë veterinerit (në zyrë) po s’pranovi. U dëshëprova shumë, po veterineri is hi pashpirtshëm. Thashë t’i them Kryetarit të Kom. Ekz., Kryetari s’ish. Komiteti ka 4 zëvëndës-kryetarë.

Trokita te njëri, s’isht. Trokita në derë të tjetrit, tha “hyrë”. Ky quheshe Hektor Konomi. J’u luta t’i thotë veterinerit të urdhërojë mospushkatimin e qenit (konkës s’ime). Hektor Konomi passi më pranoj dhe më dëgjoj me shumë kujdes, u ngrit, vajti vetë në katin poshtë ku është zyra e doktorit veterinar dhe ardhi më tha: “ecni poshtë të merrni Lejen prej veterinerit që të mos ekzekutojnë konen tuaj”.

Vajta mora Lejën, që atje vajta në Repartin e Komunales së Tiranës, mora prej përgjegjësit të Repartit, njoftimin me shkrim që i bënte përgjegjësi (Ferik Pilkati) mbajtësit të qenve të kapur: “Shokut Riza Gjini ose jevgu. Shoku Riza jepi Profesorit qenin e tij mbasi ka marrë lejë nga Kom. Ekz. i K. P. Rrethit. 5/4/1975” Në kulmin e gëzimit vajta (1 orë larg) mora “Cucin” prej jevgut.

Cuci sapo më pa i-u shkëput jevgut prej krahëve dhe u vërsul drejt meje, si e përkëdhela 2-3 sekonda, i dhashë 1 qofte t’a hajë, Cuci, prej gëzimit, nuk e hante qoften, pastaj, si i dhashë prapë, e hëngri, i dhashë edhe qoften e dytë, s’desh t’a hajë prej gëzimit që më pa përsëri, pas disa sekondash përkëdheljeje, i dhashë prapë t’a hajë, i dhashë edhe të tretën, të tretën s’e hëngri nga gëzimi, e mora qoften në letër dhe u nisa me “Cucin” për në shtëpi (¾ ore larg). Isha i lodhur, i këputur. Rrugës për në shtëpi i-a dhashë prapë qoften edhe Cuci e hëngri. Maria kur e pa Cucin (sapo ardhi Maria nga shkolla) u gëzua jashtëzakonërisht, e mori në krah dyke e përkëdhelur.

The post Tiranë 1975: Grumbullojini dhe ekzekutojini! appeared first on Albania News.

Trikoja me rombe – Atëherë kur modën e përcaktonte shteti

$
0
0
Rrobaqepsi ne Shqiperine komuniste

Ky material i përket viteve 83-84. Kohë kur mekanizmat e shtetit Shqiptar funksiononin çuditshëm në raport me atë që po jetojmë sot.

Memoria na bën të jemi më të përgjegjshëm ndaj kohës së cilës i përkasim, duke reflektuar mbi atë çka jetuam dhe që përballemi sot.

Në të njejtën kohë informon të rinjtë e këtij realiteti se cilat ishin vlerat, rregullat, kufizimet dhe liritë e atyre viteve.

Fokusi i këtij materiali është garderoba Shqiptare dhe mënyra se si visheshin të rinjtë në atë kohë.

Aktorët dhe artistët ishin dhe janë nga kategoritë e para të interesuara për kurimin e imazhit e tyre, ndaj në atë periudhe izolimi, vështirësitë shtoheshin mjaftueshëm për ta.

Ajo çka e bën të rrëfyeshme sot këtë material, është dëshira dhe pikat e referimit me atë që është jetuar në ato vite, duke hapur arkivat personalë që lexuesi sidomos ai nostalgjik të rishohë veten dhe pse jo… le të “qeshë” (nëse situatat ishin për të qeshur) me atë që ka lënë nga pas.

Vace zela

Të visheshe hijshëm ishte një nga ambicjet dhe luftërat më studiuese teksa shëtisje në rrugët e zbrazura prej makinave të Tiranës së atyre viteve. Mjafton të shohësh fotot- nëpër arkiva të personazheve të njohur të kohës , ndesheshe me stilin e të rinjve apo brezave në përgjithësi.

Mjafton të shohësh festivalet, filmat, koncertet… dhe kupton cila ishte tendenca e kohës ku shpejt bëhëj “modë”.

Aktore shqiptare

Modë e cila kalonte në strese, kërkime apo ndëshkime madje edhe nga më të çuditshmet. Funde me kuadrata, pala, fustanë me lule apo pantallona “kauboi”, xhupa të shkurtër, pardesy apo pallto me kopsa të mëdha dhe të vogla. Ngjyrat ishin të përqëndruara tek e zeza , grija, bluja, kafja.

Të errëta dhe kryesisht materiale jo fort të rehatshme.Të gjithë ishin të veshur njësoj dhe nga e njëjta ndërmarrje, fabrikë vendase (MAPO) si dhe rrobaqepsive shtetërore të çdo lagjeje nga ku modelet ishin të rekomanduara në katalogët e dyqanit. Katalogët ishin stilime, blloqe- rrobaqepsish, dorazakë si dhe revista skicash që shiteshin në pikat e gazetave. Të gjitha të kontrolluara për të qenë në rregull me moralin dhe traditën Shqiptare.

Për të realizuar një model, klientit i duhej të paraqitej te mjeshtri minimumi katër herë, nga ku e para ishte marja e masava, zgjedhja e modelit për të pasuar me provën e parë, të dytë dhe takimin final, ai i realizimit përfundimtar të modelit të kërkuar. Pra në krye të një muaji klienti mundej ta gëzonte atë çka kishte porositur nëse gjithshka do të shkonte mirë.

Shoqeria shqiptare gjate komunizmit

Kjo metodë “normale” krijonte pakënaqësi kryesisht te të rijtë pasi modelet ishin të limituara, unike, aspak te hijshme dhe nuk lejohej kategorikisht evidentimi i dekoltesë, pantallonat kauboi apo tub, materialet xhins, kadife …

Pamundësia e gjetjes bënte që të kërkonin në rrugë private por të rrezikshme. Ndonjë rrobaqepës më i guximshëm mund të kishte ndonjë katalog të huaj nga klientët e ambasadave apo artistëve të ansamblit shtetëror që mundeshin të dilnin jashtë kufijve. Ky katalog ruhej si bibla, por edhe kësaj” pasurie” nuk para i zgjaste shumë jeta, pasi ndonjë nga klientët me ose pa qëllim, ndillte punonjësit e instancave përkatëse te pronari i saj dhe natyrisht i konfiskohej “thesari” duke vijuar më pas me masën në varësi të “krimit” të bërë. Qytetarët ishin të asfiksuar nga rregullat dhe spiunët e kudondodhur , ndaj u duhej shumë kujdes në veprimet që kryenin.

Rrobaqepsia ishte një nga profesionet e shumëndodhura dhe mundësonin pjesën më të madhe të punësimit për gratë. Një profesion i cili nëse dije ta organizoje mirë, të sillte të ardhura të mjaftueshme pasi mund të punoje privatisht edhe në qetësinë e shtëpisë. Kjo ishte mënyra më e përhapur në Tiranën (dhe jo vetëm) të atyre viteve. Por ekzistonte edhe dyqani i valutës. Quhej i tillë pasi lekët që tërhiqeshin në fund të 15- ditëshit (kështu tërhiqej rroga) konvertohej në valutë nëse do ta dëshiroje duke kryer blerjet që kishe kërkuar.

Shqiptaret dhe veshjet e tyre gjate komunizmit

Valuta ishte një letër me vlerë e cila korrespondonte me shumën që ti mund të konsumoje. Dyqani i valutës qe dyqani ku një pjesë e vajzave fatlume të viteve 50’, 60’, 70’ bënin pajën, por edhe kjo kënaqësi ishte vetëm për këtë periudhë.

Me kalimin e viteve, situata e modës dhe alternativave për tu veshur sa më hijshëm qe gjithnjë e më e pamundur. Prishja e raporteve me vendet e huaja ndikonte edhe në mënyrën e të bërit biznes. Tregtarët nuk ishin të lirë të udhëtonin në perëndim për të tërhequr trendet e fundit të mallrave që u interesonin, rjedhimisht edhe klientët më të afeksionuar kërkonin forma dhe mënyra të tjera për të kënaqur shijen e tyre.

Nje film shqiptar

Aktori dhe trikoja

Aktori X na rrëfen se si për pak jeta e tij dhe e familjes u vu në vështirësi serioze. Rastësisht dëgjoi nga i vëllai se dikush shiste një triko të “jashtme” me nje çmim të lirë. Pra edhe e bukur, por edhe e lirë! Si mund t’i humbiste kjo mundësi ?

Trikoja me rombe u bë e preferuara e momentit, deri kur një mëngjes në derën e teatrit popullor ( sot kombëtar) dy policë po e prisnin jashtë.

Përballja dhe prezantimi nuk ishte fort i këndshëm pasi e urdhëruan t’i ndiqte për në komisariatin. “Pa problem,” – i përgjigjet aktori, “sapo të kryej apelin.” (atëherë ishte fiks më 08.50).

Të merreshe në pyetje nga hetuesitë e atyre viteve ishte një lojë që nuk mund t’ia uroje askujt. Pyetja e parë ishte se ku e kishte gjetur trikon që në atë moment e mbante në trup. “Je i akuzuar për vjedhje të trikos,” – i thanë hetuesit.

“Nuk e kam vjedhur, e kam blerë.”

“Ku e ke blerë?”

“Unë vetë nuk e di se im vëlla e ka blerë.”

“Atëhere tani shkojmë në shtëpi te vëllai të na tregojë se ku e ke marrë.”

Me vajtjen në shtëpi shoqëruar nga policët, situata qartësohet dhe del se trikoja ishte vjedhur dhe shitur më pas te aktori. Natyrisht malli u konfiskua dhe situata u qetësua pa u dëmtuar blerësi, që në rastin konkret aktori, vetëm sa mbeti pa pulovrën e tij të preferuar.

Artistët vazhdimisht ishin në stresin se ku do të mund të visheshin për aktivitetet e rradhës dhe kontrabanda (blerjet private nga persona të cilët punonin jashtë) apo “veshjet boxh” nga dikush që i sillte nga vende te huaja, ishte rruga më e njohur .

Kishte raste kur aktorëve të ndryshëm edhe pas sakrificave të tilla i hiqeshin çizmet para setit të xhirimit se ishin shumë “moderne”, situata me të cilat tashmë ata qenë ambjentuar fatkeqësisht.

The post Trikoja me rombe – Atëherë kur modën e përcaktonte shteti appeared first on Albania News.

Basketbollisti shqiptar Klaudio Ndoja përlot fëmijët refugjatë në Itali: Isha si ju, do t’ja dilni

$
0
0
Klaudio ndoja

Jashtë nga këtu ka shumë tundime: “Varfëria të jep një motivim që asgjë tjetër nuk mund të ta japë. Duhet të kujtoni se asnjë fitore nuk vjen pa u munduar.”

Nga Pala Dozza e Eremos së Ronzanos, kapiteni Ndoja ka treguar historinë e tij: atë të një djali të ardhur si refugjat, ekzaktësisht ashtu siç kanë mbërritur në Itali 18 fëmijë, të gjithë minorenë të vetëm e të shoqëruar, sot duke kërkuar azile mikpritëse në komunitetin “Casa Abba”.

Të gjithë qëndrojnë në qetësi, të mrekulluar dhe të ndriçuar nga shpresa, për të dëgjuar historinë e udhëtimit nga Shqipëria në Pulia të Klaudio Ndojas, që sot është kapiteni i Virtus Bolonjë: refugjati i parë shqiptar i kampionatit italian të basketbollit.

Mos harxhoni kohën tuaj

Ai përcolli shumë këshilla për fëmijët (gjendej treçereku, po të mendosh fëmijët e strukturës “Sprar” për minorenë) “Mos harxhoni kohën tuaj, keni përpara shumë ëndrra. E ardhmja juaj nuk është dhe aq e vështirë, pavarësisht se historitë tuaja tregojnë të kundërtën .Mos e flakni tutje këtë mundësi, sepse kur unë kam mbërritur në Itali, nuk kam pasur kaq shumë mundësi të ofruara. Përpiquni të mos krijoni komunitete brenda komunitetit.” Dhe kështu, bën shaka dhe me një djalë të ri: “Në dhomë jemi gjashtë veta dhe çdokush vjen një shtet i ndryshëm, por ne jemi më të mirët.”

Një mbrëmje speciale

Mbrëmja e të së mërkurës ishte një festë e vërtetë për minorenët e strehuar. Ata darkuan të tërë sëbashku, dhe midis tyre ishte edhe Alessandro Pajola, talenti i Virtus-it. Në menunë e përzgjedhur për rastin në fjalë ishte Cheb ou jen, një pjatë tipike gambiano, e ndjekur nga kotoleta me patate të skuqura, byrek shqiptar, si dhe një byrek me djathë. Më pas në katin e sipërm të rinjtë më krenarë e më të lumtur se kurrë i treguan dhomat të ftuarve bardhezi. Ishte një mbrëmje ku orari nuk u respektua, sepse të ftuarit u zgjuan më herët sesa zakonisht. U bënë dhe shumë selfie për t’ia dërguar familjarëve të tyre në vendin e origjinës dhe në copa letrash u lanë autografe, si një lloj trofeu për ta. Gjatë gjithë mbrëmjes ishin të pranishëm edhe operatorë të DoMani, lindur nga bashkëpunimi salesian me “Miqtë e Sidamos”.

Të rinjtë

Nga të strehuarit, më i vogli ishte 15 vjeç dhe më i madhi 17 vjeç. Ata vinin nga Shqipëria, Gambia, Guinea e Re, Pakistani dhe nga Somalia. Flamujt e kombeve të tyre u ngjitën rreth një flete me një qëllim: “Askush nuk është skllav, as zot, as për të jetuar e as për mjerim, por të gjithë jemi të lindur për të qenë vëllezër“, u shpreh Ndoja.

Udhëtimi i Ndojës

Nuk munguan as momente të ndërprera nga duartrokitjet. Vetë Ndoja ishte ai që dha disa këshilla dhe tregoi eksperiencën e tij, duke u tradhtuar shpeshherë nga sytë e shndritshëm: “Teksa po haja me ju, u riktheva pas në kohë, përpara 25 viteve. Arrita në Itali si ju, ishte viti 1997 në Shqipëri dhe zhvillohej lufta civile, ku çdo ditë, të jetoje ishte me të vërtetë një fat i madh. Një ditë motra ime u godit nga një plumb, ndërkohë që po qëndronte në oborrin e shtëpisë, dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që të shtëpisë sime vendosën të shisnin ato pak gjëra që kishin për të paguar skafistët.

Kisha një qese të zezë nga ato që përdoren për të derdhur plehrat, brenda së cilës gjendeshin një palë këpucë dhe një kostum sportiv. Asgjë më shumë. Menjëherë me të ardhur në portin e Brindisit, filloi jeta si “i padukshëm”: Kam jetuar për një vit e gjysmë në bodrumin e një fabrike. Duhej të dilje përpara se punëtorët të hynin dhe mund të ktheheshe vetëm në mbrëmje. Përndryshe, duhej të qëndroje i heshtur përgjatë gjithë ditës në mënyrë që të mos kapeshim. Gjithmonë përpiqesha të dilja, por pasi të kisha ngrënë bukë, sheqer dhe të kisha pirë ujë”.

Kthesa e fatit

Besimi ka qenë shpëtim: “Mamaja ime gjithmonë më ka thënë të isha vigjilent, që të mos flisja me askënd sepse isha i paligjshëm, dhe se në kishë nuk mund të më gjente asgjë e keqe, dhe kështu gjithmonë shkoja të luaja në kishë.

Aty gjendej një kosh basketbolli, por unë nuk flisja me askënd. Derisa një ditë erdhi pika e kthesës. Don Marco, famulltari i kishës, më bëri disa pyetje dhe kështu i thashë atij historinë time. Ishte ai personi që më bëri të regjistrohem me certifikatën e lindjes dhe fillova të luaja në këtë mënyrë në CSI”.


Ky artikull është publikuar në Corriere di Bologna nën titullin “Bologna, il capitano Ndoja ai ragazzini stranieri: «Ero profugo come voi, ce la farete»” me autor Maria Centuori

The post Basketbollisti shqiptar Klaudio Ndoja përlot fëmijët refugjatë në Itali: Isha si ju, do t’ja dilni appeared first on Albania News.


Me ty shqiptar u bënë eksperimente, si fetare apo ideologjike…

$
0
0
Shqiperia ateiste

Sot, duke ardhur vetëm prej pak ditësh nga festimi i Pashkëve katolike e sot të atyre ortodokse , më qëllon të dëgjoj nga shqiptarë të ndryshëm shprehje të tipit: “Gjëja më e mirë që bëri Enveri, qe ndalimi i fesë…!”
Dhe në të vërtetë, has pak vështirësi për të kuptuar “pse”-në e kësaj mendësie sipërfaqësore nga shqiptarët.

Ty shqiptar, përgjatë diktaturës të imponuan ateizmin, të imponuan njëkohësisht “njeriun e ri socialist”, të krijuan e modeluan si stereotip të ri, si në një laborator njerëzor, e ti u rebelove vetëm deri diku…

Ose më mirë: kush u rebelua vërtet, pagoi me jetë.

Si për ata që kundërshtuan regjimin e mbrojtën besimin e tyre fetar, apo ata që nuk u pajtuan me diktatin e stereotipit të “njeriut të ri socialist” e që nuk pranuan shpëlarje truri nga komunizmi i aplikuar në ekstrem e i personalizuar në Shqipëri, si nga më barbarët në botë.

Sot, duke ardhur vetëm prej pak ditësh nga festimi i Pashkëve katolike e në pritje të atyre ortodokse, më qëllon të dëgjoj nga shqiptarë të ndryshëm shprehje të tipit:

“Gjëja më e mirë që bëri Enveri, qe ndalimi i fesë!”

Më habit ky lloj qendrimi i shqiptarit, sipërfaqësor e në të njëjtën kohë, tregues i mosnjohjes së historisë së popullit të vet.

Sepse, nëse do ta njihte historinë e vet, nëse do të ishte i përditësuar mbi numrin e viktimave që komunizmi bëri mbi klerin shqiptar, atë të cilitdo besim, kryesisht katolik por, njëkohësisht edhe në atë mysliman e ortodoks, sikur të njihte torturat çnjerëzore e vrasjet nga më barbaret që u janë bërë eksponentëve të fesë në Shqiperi, sikur në të njëjtën kohë, shqiptari të përditësohej me numrin e viktimave të komunizmit, në emër të lartësimit të “njeriut të ri socialist”, njeriut model, sipas impostimit totalitar e rregullave te tij, nuk e di se sa, sot ai shqiptar, do të shprehej rrëmbyeshëm:

“Gjëja më e mirë që bëri Enveri qe ndalimi i fesë!”, sepse do të ishte njëlloj sikur të pajtoheshe me krimet ndaj klerit shqiptar e besimtarëve te tij, do të ishte njëlloj sikur të pajtoheshe me krimet e komunizmit ndaj njerëzimit dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut.

Nëse dikush mbart një besim apo një bindje brenda vetes – qoftë besim fetar apo ideologjik, i çfarëdo tipi – ai njeri këtë duhet ta kultivojë e derisa nuk i sjell dëm individëve apo shoqërisë, mund ta praktikojë lirshëm atë. Në rast të kundërt, kemi të bëjmë me diktaturë e krime, që asnjë popull nuk duhet t’i harrojë nëse, për më tepër, atë vetë ato padrejtësisht e kanë prekur e lënduar.

Përjetime personale

Më tregon ime më:

“Kur ne ishim të vogla, festonim si Bajramin, edhe Pashkët, pa dallim.”

Ishte koha, për brezin e tyre në Shqipëri, kur ndalimi i fesë nuk kishte filluar ende të ligjërohej krejtësisht…

Edhe diçka thotë: “E kishim për zakon që ne fëmijëve, për Bajram ose Pashkë, prindërit sipas mundësive, me stofëra që sajonin sipas rastit, të na qepnin te rrobaqepësit veshje të reja, në nderim të eventit në fjalë, në mënyrë që ta përjetonim me një frymë sa më të gëzueshme!

Gëzimi ynë bëhej akoma edhe më i madh, pasi në rastin tonë, si rrobaqepëse të familjes kishim motrën e madhe. Ajo rrinte tërë natën zgjuar që të na qepte veshjet e reja ne, motrave më të vogla: fustane të holla, zakonisht basmeje, njëlloj për të gjitha, edhe çanta prej lecke gjithashtu.

Ne fëmijët, me rrobat e reja veshur, më pas dilnim nëpër lagje për të uruar fqinjët për festat përkatëse – Bajram apo Pashkë – dhe ata na ofronin ç’tu gjendej në shtëpi: ndonjë copë ëmbëlsirë, ndonjë frut të freskët apo të thatë, ndonjë vezë të zier të ngjyrosur etj.

Gjëra këto që mjaftonin për të na bërë të lumtur, me pak… Kishte madje nga ata fqinj aq të dashur e të përkujdesur, saqë para se ne fëmijët e lagjes t’i trokisnim në derë, duke e njohur traditën, do të na i kishte bërë gati paraprakisht nëpër paketime apo qese të vogla këto dhurata të personalizuara për ne.

Kaluan vitet dhe unë, vajza e saj, do të vëreja një gjë analoge:

Atë që brezi im, ai i viteve ’80, rritur në Shqipëri nën diktaturë dhe nën sloganin e “shtetit të parë ateist në botë”, do ta ruanim fundja atë zakonin e “veshjes së rrobave të reja në një ditë të përcaktuar të vitit për ne si fëmijë!” Do të gëzonim të vishnim një fustan të ri apo një palë këpucë të reja me ardhjen e pranverës, kjo po! Do të ndryshonte pra, vetëm eventi për të veshur me gëzim gjëra të reja zakonisht e për të dalë shëtitje me prindër e të afërm: eventi, të cilit t’i dedikohej ky përkushtim nga ana jonë, nuk do të përbëhej më nga Bajram apo Pashkë por, çuditërisht nga 1 Maji, festa e punëtorëve!

Do të dilnim në sheshin Skënderbej shëtitje apo nga Liqeni në Tiranë, zakonisht ne fëmijët, veshur me rroba të reja!

Se “pse” pikërisht kthyer e përshtatur për 1 Maj këtë “zakon”, atë të veshjeve të reja, e jo më për festat fetare, brezi im, ndryshe nga ai i prindërve, as që do ta njihte arsyen.

Edhe sepse, indoktrinimi kishte filluar me kohë. Edhe sepse, nëse prindërit tanë, për Bajram apo Pashkë do të dilnin në grupe fëmijësh, duke trokitur e uruar nëpër dyert e të afërmve apo fqinjëve, duke kaluar nëpër rrugica që mbanin ndoshta emra shenjtorësh ose që të paktën, toponomastika popullore i njihte si të quajtur në atë mënyrë ne, “brezi i censurës e diktaturës”, do të dilnim më 1 Maj të gëzonim duke shëtitur me prindër e të afërm, duke ecur nëpër rrugë e rrugica që emërtime fetare nuk bëhej më fjalë të mbanin por, nëpër rrugë që mbanin emra dëshmorësh apo heronj të punës socialiste.
Sepse, me ne po formohej brezi i ri, i indoktrinuar apo i impostuar sipas diktatit diktatorial apo totalitar, ose më mirë ne po mishëronim “njeriun e ri socialist”…

Ti a e di të paktën se çfarë je: nëse darvinist, teist, ateist, laik, agnostik…?

Madje ty shqiptar, fatkeqësisht e duke folur me objektivitet, në këtë drejtim të lanë qëllimisht injorant.
Nuk të ofruan informacionin e duhur, përkundrazi, ta ndaluan rreptësisht atë, nuk të lanë as të zgjedhësh nëse të ishe teist, ateist, laik, apo agnostik e jo më, praktikant i fesë. Ti nuk dite dallimin ndërmjet këtyre rrymave apo filozofive, thjesht sepse, ty ndërmjet teizmit apo ateizmit nuk t’u la hapësirë ndërveprimi e preference.

E sot nuk është nevoja të devijohet nga tema, as të bëhen keqinterpretime banale e të sillen shembuj cliché si ato të disa priftërinjve pedofilë apo të disa myslimanëve lidhur me terrorizmin.

Ndaj, të lutem, sot përpara se të dalësh me shprehje siperfaqësore të tipit:

“Ndalimi i fesë, gjëja më e mirë që bëri Enveri!” lexo, informohu, merr njohuritë bazë si mbi fenë dhe aplikimin e saj – dhe këtu je i lirë të besosh apo të mos besosh, të praktikosh apo jo kultet fetare, kjo është çështje krejt më vete – por, më kryesorja, njihu me historinë e popullit tënd dhe vuajtjet e tij, në të cilat, vuajtjet e persekutimet edhe për fenë zënë një vend mjaft të rëndësishëm.

Jepi rëndësi vetes duke pretenduar të paktën sot, aplikimin e të drejtave të njeriut, mohimi i të cilave për gjysmë shekulli ka shkelur me këmbë personalitetin tënd.

The post Me ty shqiptar u bënë eksperimente, si fetare apo ideologjike… appeared first on Albania News.

Edmond Tupja: “Eljani, një piktor fantazist”

$
0
0
Eljan tanini

Ajo që më befasoi tek ekspozita «Detyrë shtëpie» e Eljanit është krijimi i një bote me ngjyra që, falë kombinimit të tyre, tingëllojnë çuditshëm dhe lëshojnë një parfum dëlirësie tashmë gati të harruar.

Aty përjetova një ndjesi paqeje dhe një mall ndoshta të kërcënuar nga e ardhmja e Tiranës sime të shpersonalizuar përballë një hiperurbanizimi herë pas here të frikshëm.

Flutura, zogj, kafshë, njerëz të fragmentuar, peizazhe të fshehura pas drithërimash që më nxitin ta konsideroj Eljanin si një piktor fantazist në shpërthimet e sinqerta të të cilit elemente realiste kombinohen harmonishëm me elemente surreale, por gjithsesi në mënyrë provokuese, duke e futur shikuesin njëkohësisht në një botë çudirash ku më duket se rigjeta vetveten në fëmijërinë e saj të mirëfilltë.

Para se të dilja nga ekspozita e tij, i vodha Eljanit pak nga ajo e verdha e tij e ngrohtë, që për mua është ngjyra e gëzimit dhe që sot e kanë dëbuar thuajse krejt nga rrugët e sheshet e Tiranës.

Faleminderit Eljan që ma zbukurove ditën e sotme.

Eljan tanini dhe edmond tupja

Edmond Tupja


Për më shumë rreth kësaj ekspozite nga Eljan Tanini që mbyll sot mund të shihni intervistën video “Rrëmuja me ngjyra e Eljan Taninit”

The post Edmond Tupja: “Eljani, një piktor fantazist” appeared first on Albania News.

Pse m’u duk Ornela Vorpsi si “Asia Argento shqiptare”

$
0
0
Ornela vorpsi pushton kryeministrine

Paraprakisht, bëj të ditur që ky imi është një opinion krejt spontan, aspak tendencioz dhe nuk kam asgjë personale ndaj artistes Ornela Vorpsi.

Por, më lind natyrshëm pyetja:
Sa e ka të nevojshme një femër që, për të pasur vëmendje në maksimum – pavarësisht se ajo, një femër profesioniste e kompletuar – të dalë në media, më tepër sesa duke folur për karrierrën e saj të suksesshme në mënyrë të mirëfilltë, duke përmendur një burrë të njohur gjatë jetës së saj (cliché: ky i fundit, rreptësisht figurë publike) e të bëhet objekt bisede e komentesh në mënyrë intensive?

Sepse, normale. Nuk po përmend për mirë apo për keq një njeri çfarëdo por, një personazh publik.

Ndaj reagimet e opinionit publik janë diçka e mirëqenë, priten. Fundja janë edhe qëllimi yt, ti në një farë mënyrë i stimulon vetë ato.

Përdorin të dyja këto femra, një emër mashkulli, të njohur, figurë publike, që ka lënë shenjë në jetët e tyre:
në mënyra strategjike të ndryshme, njëra – Ornela Vorpsi – që e lartëson Ramën, e komplimenton, shpreh adhurim për të e tjetra, – Asia Argento – që e akuzon Weinstein-in për violencë pas 20 e ca vjetësh e hap fushatën e skandalit hollywood-ian.

Më thoni ç’të doni por, mua më vjen natyrshëm një paralelizëm i tillë, ndonëse ai përmban karakteristikat e veta përkatëse.

Që jua shpjegoj më poshtë për faktin e thjeshtë se, pse një femër – ndër të tjera e suksesshme – shqiptare apo e huaj, është e kotë që, pasi ka përmendur publikisht një emër mashkullor publik të një farë reputacioni të rëndësishëm, duhet që të japë intervista të tjera e të dalë në media duke shtuar argumentimet e veta mbi fokalizimin e saj mbi atë person, të bëjë edhe viktimën sipas rastit se po e “keqkuptojnë”, të ketë nevojë për solidaritet, sidomos femëror etj.

A nuk është patetizëm i mirëfilltë ky apo një lojë strategjike?

Pse një artiste nga diaspora, kur shkon në Shqipëri për të paraqitur një ekspozitë, për të promovuar një libër apo për t’i bërë të njohur publikut shqiptar çfarëdo veprimtarie të vetën profesionale, në një intervistë apo tjetrën ku ftohet, duhet me doemos që të përmendë një detaj të jetës së vet – përveç detajesh personale autobiografike të familjes – lidhur me  një emër të njohur të panoramës shqiptare, qoftë kjo politike, kulturore apo sociale?

Ornela Vorpsi: një artiste e realizuar mesa duket. Gëzohemi për të si për çdo shqiptar/e që korr sukses sidomos nëpër botë.

Por, unë them:

Nën petkun e një komunikimi të hapur e natyrisht “pa komplekse”, ku një ‘vip’ mund të rrëfehet haptas me publikun për çdo gjë nga jeta e vet, shpalosja e kësaj dashurie, qoftë platonike në rastin konkret të saj me Edi Ramën, a ishte e nevojshme që të trumpetohej në këtë mënyrë, në momentet e ardhjes së saj në Shqipëri?

Pse pati nevojë për emrin e Ramës kjo artiste, qoftë edhe se e bën për komplimente për të?

Mirë që s’paska pasur ndonjë peng negativisht me Ramën fundja se, në të kundërt do të më dukej krejt, në mënyrë analoge si “Asia Argento shqiptare”, që do të hapte çështjen e “X” skandali në Tiranë, si ai hollywoodian i artistes italiane me Weinstein-in…

Ambasada italiane: Aspirata e shqiptarëve për në BE, legjitime

$
0
0
Federica Mogherini në Tirane

Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh kënaqësinë e saj të thellë për raportin e publikuar sot nga Komisioni Evropian, në të cilin rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Bëhet fjalë për njohjen e duhur të reformave të rëndësishme të zbatuara nga Vendi si dhe aspiratën legjitime të shtetasve shqiptarë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Deklarata e ambasadës italiane:

Në qershor hapet rruga drejt miratimit të rekomandimit në Këshillin Evropian, prandaj do të jetë i nevojshëm tani dhe në të ardhmen një angazhim më i madh në veprimtarinë reformuese të Vendit.

Mbështetja e fuqishme e propozuar nga Komisioni për negociatat mbi kapitujt që lidhen me Shtetin e të drejtës do të jetë një instrument i dobishëm në mënyrë që rezultatet e arritura deri tani të konsolidohen më tej në të ardhmen e afërt.

Italia, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e hapjes së negociatave me Shqipërinë, do të vazhdojë të mbështesë Tiranën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Dekretohet ligji i ri që mbron diasporën shqiptare

$
0
0
Për Diasporën kombi shqiptar trashegimia kulturore shqiperia

Marrëdhënia e shtetit shqiptar me diasporën, tani e tutje do të jetë e sanksionuar me një ligj të posaçëm. Pas miratimit në kuvend, presidenti Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”, i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë.

Me poshtë lajmi i plotë publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko


Marrëdhënia e shtetit shqiptar me diasporën, tani e tutje do të jetë e sanksionuar me një ligj të posaçëm. Pas miratimit në kuvend, presidenti Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”,  i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë.

Ligji ‘Për Diasporën’ , ndër të tjera, ka për qëllim  përcaktimin e rregullave për kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën, krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës.

Mbi bazë të këtij ligji, organet përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën janë:

Këshilli i Ministrave

përcakton politikat e vendit të origjinës për diasporën dhe mënyrat e politikat për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit shqiptar

Ministri përgjegjës për Diasporën

Ndër të tjera, propozon nxjerrjen e akteve rregulluese dhe masa të tjera të nevojëshme për marrëdhënien me diasporën; mbikqyr zbatimin e Strategjisë për Diasporën; bashkëpunon me Ministritë e Kulturës dhe Punëve të Jashtme për ngritjen e qendrave kulturore etj.

Agjencia Kombëtare e Diasporës

Ka për qëllim angazhimin e strukturave shtetërore për informimin dhe mbështetjen e diasporës; mbështetjen dhe organizimin e një bazë të të dhënave funksionale për diasporën; marrjen e masave koordinuese për realizimin e të drejtës së votës së diasporës me nënshtetësi shqiptare në zgjedhje; inkurajimin e investimeve; koordinimin e programeve për ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare etj.

Qendrat kulturore për Diasporën

Do të krijohen për ruajtjen e kultivimin e identitetit kombtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të diasporës dhe forcimin e lidhjeve të saj me institucionet shqiptare.

Një organizëm i rëndësishëm që do të merret më përfaqësimin dhe koordinimin e marrëdhënieve më diasporën është Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili do te përbëhet nga 13 anëtarë, përfaqësues të diasporës.

Pjesë e tij do të jenë gjithashtu Kryeministri, Presidenti e Ministrat më të rëndësishëm. Në seancën parlamentare të votimit te ligjit, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z.Adnor Shameti tha se shqyrtimi dhe miratimi i një ligji të posaçëm për diasporën, konfirmon vullnetin e qeverisë shqiptare për të konkretizuar një lidhje më të fuqishme institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës.

 

Fushata për të rinjtë: si duheshin dënuar armiqtë e klasës?

$
0
0
Klasa punetore 9

Shkolla e mesme e kulturës dhe liceu artistik në Tiranën e viteve 70´ ishte nga të vetmet godina ku konkurset zgjidhnin elementet – artistë më të talentuar në vend.

Aty përgatiteshin kuadrot që do të drejtonin pallatet e kulturës, shtëpitë e kulturës si dhe vatrat e kulturës, në gjithë Shqipërinë. Një punonjës i një vatre kulture në një fshat e niste ditën e punës duke lexuar, pa nisur akoma puna, shtypin e partisë, krysisht gazetën “Zëri i Popullit” . Aty informoheshin fshatarët kooperativistë për direktivat e partisë dhe për luftën në Vietnam.

Pasi përfundoi mësimi, klasat u mblodhën për një takim të rëndësishëm. Përveç drejtuesve të shkollës ishin edhe ata, ata që lartësonin fitoret e partisë; punonjësit e sigurimit të shtetit.

“Siç edhe e dini, armiqtë Beqir Balluku dhe Petrit Dume janë duke u gjykuar nga drejtësia jonë. Ju si do të donit që ne ti dënonim?”

Në dorë mbanin bllokun ku do të hidhnin atë që nxësësit do tu sygjeronin. Nxënësit nisën sygjerimet: “Tu pritet mishi me thikë dhe tu hidhet kripë”, “Të varen dhe të lihet një javë jashtë”, “Të digjen të gjallë, “Të …

Aktori N.Sh, në atë kohë 15- vjeç, me dy persona të dënuar në familje, dha alternativën e tij pasi dëgjoi sygjerimet rrënqethëse për dënimet e mundshme ndaj gjeneralëve : “Të dënohen sipas ligjeve në fuqi!”.

“Të dënohet sipas ligjeve në fuqi?!” ky sygjerim ishte bombë. Sytë ndaluan tek nxënësi N.SH i cili qëndronte i qetë. Ata kuptuan se ky “dënim” tinzar, nuk ishte brenda linjës së partisë. Ky djalë duhej të mbahej në vëzhgim pas kësaj që ai sapo deklaroi. Drejtoria dhe “shokët” ndiqnin rigorozisht cfarë bënte ai gjatë mësimin, mos fshihej rrëzave me cigare dhe pastaj…

Klasa punetore Drejtësia e popullit

Ai ishte gjithmonë korrekt pas asaj dite. Në kafet miqësore tek hoteli më i përfolur nga Shqiptarët, 15-katëshi, flitej se kudo kishte gjurmues. Tavllat ku shkundej duhani, ishin me vrimë në fund,( si vazot e luleve) pasi aty vendoseshin mikrofonat për tu dëgjuar gjatë gjithë kohës në katin e 14-të të atij hoteli, ku mendohej se ishin instaluar aparaturat përgjuese.

Të rinjtë artistë (nisur nga mosha e moskokëçarjes) i bënin karshillëk aparaturave duke iu afruar mikrofonit – tavull dhe citonin me zë të lartë parrullat e kohës :” Rroftë klasa jonë punëtore””Rroftë shoku Enver” “Lavdi marksizëm-leninizmit” “ Te luftojmë rehatinë personale”, shaka të cilat fati i mirë i tyre nuk i coi në fundin dramatik. Sic duket kanë pritur edhe më tepër.

  • Me tre dëshmitarë futeshe në burg në kohën e viteve më të errëta të sistemit diktatorial 45-vjeçar Shqiptar. Por nëse ishte vendosur dënimi, ose më keq akoma, ekzekutimi, as ato nuk hynin në punë. Janë të shumtë viktimat e terrorit të kuq, aq sa drithërimat ende trondisin kujtimet, sidomos përjetuestit e tyre. Por ne, nuk do qëndrojmë tek emrat, por te disa metoda që pushteti përdorte për të dënuar nëse rasti ishte i tillë.
  • Mbledhjet e kolektivit ishin forma më rutinë dhe e zakonshme në të gjithë insitucionet. Metodë e cila i kishte dhënë maksimalisht frytet e punës. Nga këto mbledhje, individit që i kishte shkarë situata, niste t´i bëhëj presion kolektiv dhe AI duhej të bënte fillimisht një diskutim bindës, AUTOKRITIK, që të niste (nëse fati do ish me të) pastrimi i figurës së tij. Fletë-rrufetë dhe fletë-lavdërimet ishin vlerësimet e shpeshta kohore të cilat vendoseshin në vendin e punës. Në qendrën e Tiranës vendoseshin fotografitë nëse ishe një punëtor model, diku pranë Sahatit. Ndërsa për vlerësime monetare, as që bëhej fjalë. Në fund të fundit, “komunisti duhej të ishte i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime” (citimi i dashur i atyre viteve).

Kërkimi i mendimit të të rinjve se si duheshin ndëshkuar armiqtë e popullit ishte më pak i njohur.

Kjo gjetje kreative kishte fuksionin e larjes së trurit si dhe evidentimin e elementëve me “rrezik” për partinë.

Shkollat e kulturës ishin nga strehëzat me më shumë elementë rebelë. Arti si më pranë lirisë dhe të bukurës, por edhe më imponuesi në komunitet, i bënte shumë herë më të ekspozuar nga veset e botës kapitalite, ndaj vizitat apo kontrollet e klasës punëtore apo organeve të tjera kopetente ishin gjithmonë me kleçka. Kontrollet e ashtuquajtura “të klasës punëtore” ishin grupe të caktuara partiakësh fanatikë, të cilët kishin për detyrë të kontrollonin dokumentacionet e institucionit, siç ishte edhe ai i teatrit (meqë sot po flasim për artistët) dhe duhet të merrnin masa për situatën që paraqiteshin.

Sekretari i partisë së rrethit ishte figura qëndrore për politikat artistike. Ai me grupin e tij kishte si një nga detyrat qëndrore ndjekjen e repertorit, madje deri në anulimin e shfaqjes nëse spektakli nuk ishte i publikueshëm. Vinin dhe asistonin në çdo provë gjenerale duke depozituar ankesat.

Vetëm nësë produkti mund të korrigjohej, rivinte dhe shihte se si ishte finalizimi i saj që qytetarët të mund të merrnin mesazhet e duhura partiake. Ndërsa “kontrollet e klasës punëtore”, duke qënë punëtorë të thjeshtë dhe me artin nuk i lidhte asgje, (madje as edhe të qenurit spektator nganjeherë), pretendimet e tyre ishin hera-herës edhe absurde.

Kishte nisur gjuetia e ushtarakëve të lartë të shtetit dhe një nga këto emra ishte ai i Beqir Ballukut (Ministri i Mbrojtjes për kohën) apo Petrit Dume (gjeneral) të cilët ishin në proces gjykimi nga drejtësia. Gjithçka ishte në kontrollin e partisë, përfshirë edhe më të preferuarin e tyre, GJYKIMIN (në atë kohë ekzistonte dënimi me vdekje në Shqipëri, vendim i cili u hoq nga qeveria “Berisha” si kërkesë e komunitetit Europian).

Armiqve partia ua ndërrontë vazhdimisht emrat, në varësi të direktivave dhe eliminimeve momentale që komandanti kishte. Shkolla, si vendi i formimit të të rinjëve, përdorte autoritetin dhe format e saj ideologjike diktuese për tu informuar mbi sjelljet e nxënësve dhe për t’u injektuar atyre komunizmin “Hoxhian“. Lëndët me pikët më të larta për të dalë e drejta e studimit ishin ato partiake (marksizëm- leninizmi, PPSH etj). Detyrimisht duhej të ishe një nxënës i mirë për të qënë një aspirant për arsimimin e lartë. Që këtu nis një lojë e vështirë mes individit dhe këtij realiteti për ata që talenti i thërriste drejt skenës.

Fëmijët e atyre viteve nuk rriteshin ashtu sic ndodhte me fëmijëte botës së lirë, ku përrallat dhe lodrat alternative të ishin frymëzim. Në të gjitha dhomat, korridoret apo ambjentet e ngrënies (nuk jam e sigurt në kishte edhe në banjo) vendoseshin portretet e udhëhëqësve të partisë si dhe ishin të shkruar me gërma të mëdha sloganet tipike komuniste: “Partia është nëna jonë” “Të luftojmë rehatinë personale” “Lart frymën revolucionare”.

Klasa punetore Kino-studioja "Shqipëria e re"

Ishin të shumë artistët e thirrur dhe kërcenuar nga zyrat e sigurimit të shtetit. Madje disa e përjetuan aq keq sa nuk mundën të cliroheshin kurrë nga traumat që i shkaktuan këto zyra. Pothuajse të gjithë aktorët ishin në presione jetike. Shumë prej tyre u gjykuan keqas, shumë të tjerë u larguan… dhe ata që i shpëtuan ishin nën mbikqyrje.

Figura e sekretarit të partisë në Teatrin Popullor (sot Kombëtar) ishte pothuajse e njejtë me atë të drejtorit. Ky autoritet përdorej për të pasur nën hyqmin e vet si politikat e repertorit (sekretati i parë i rrethit) si dhe mesazhet që do i përcilleshin popullatës artëdashëse që ishin të shumtë, futur këtu edhe moralin e pastër.

Klasa punetore Kinemaja shqiptare

Qytetarët ndiqnin të vetmet zbavitje që kishte, duke i kaluar në filtra të pafund deri në produktin final. Dhe njerëzit intuitivisht hiqnin moralizimet e ideologjinë duke shijuar veprën sipas mendësisë personale. Figurat e sekretarit të partisë apo punonjësve të sigurimit të shtetit në filmat tanë ishin nga figurat e qëndisura me më shumë dashuri ku aktorët e mrekulllueshëm Vangjush Furxhi, Sandër Prosi, Llazi Serbo… i lanë shenja që nuk mundën t´i kalojnë deri në fund.

Klasa punetore Stavri Shkurti

Nga 14 filma në vit që Kinostudio “Shqipëria e Re” realizonte, pjesa më e madhe ishte figurat e heronjeve. Vetëm pak ishin me temën e ditës por sërisht partia, parrullat e morali komunist duhej të ishin protagonistë, ndryshe… film nuk ka.

Gjithshça që ndodhte në filmat e kohës ishte një sajesë e neveritshme, ku askush nuk mund të shihte veten. Ndjekja e të vetmit argëtim artistik, filmi dhe teatri, ishte si një përrallë që na duhej të flinim në gjumin e territ elizir Shqiptar.

Kushtetuta e Hoxhës mbi të drejtat dhe liritë qytetare

Neni 53 i Kushtetutës Shqiptare të vitit 1976 garantonte “lirinë e fjalës, shprehjes, organizimit, grumbullimit” etj. Kjo liri në dukje e garantuar nga Kushtetuta, kufizohej dhe ndoshta anulohej në nenin 39 të saj, i cili thoshte: “Të drejtat dhe liritë e qytetarëve vendosen në bazë të përshtatjes së interesave të individit me ato të shoqërisë socialiste, ku prioritet i jepet interesit të përgjithshëm. Të drejtat e qytetarëve janë të pandashme nga plotësimi i detyrave tyre dhe nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me rendin socialist”. Situata e krijuar nga neni 39 në fakt mohonte nenin 53 duke i dhënë qeverisë së Hoxhës justifikimin për të udhëhequr qytetarët drejt linjës së partisë, ose ndryshe të përballeshin me dënime të ashpra.

Klasa punetore Parti Enver jemi gati kurdohere

Një mangësi serioze e Kushtetutës shihet në qartësimin e mëposhtëm: “Lufta e klasave dhe diktatura e proletariatit po bëhet gjithnjë e më e fortë në Shqipëri”. Kjo do të thotë se sipas Kushtetutës, shteti nuk nis dhe as nuk tërhiqet nga qëllimi tradicional i komunizmit por vetëm merr fuqi, prandaj Kushtetuta shpeshherë i referohet shtetit dhe autoritetit të tij të gjerë. Si për shembull “shteti organizon, menaxhon dhe zhvillon ekonominë dhe jetën shoqërore të vendit me anë të planeve të përgjithshme dhe të veçanta”. Ky kombinim i kontradiktave kushtetuese dhe i konceptit të drejtësisë së njëanshme është një standard tjetër nga ato perëndimore dhe krijon një përzierje shumë të paqëndrueshme. Kodi i ri Penal Shqiptar u prezantua më 1 tetor 1977 dhe edhe ai merrej kryesisht me objektivat politike dhe ideologjike.

Neni 1 i Kodit është një reflektim i mungesës së lirive të qytetarëve gjatë qeverisë së Enver Hoxhës: “Legjislacioni penal i Shqipërisë shpreh vullnetin e klasës punëtore dhe masave të tjera, si një armë e diktaturës së proletariatit dhe e luftës së klasave. Kodi penal ka për detyrë të mbrojë shtetin socialist dhe partinë e Punës si forca kryesore drejtuese e shtetit dhe shoqërisë. Një detyrë e rëndësishme e legjislacionit është lufta kundër burokracisë dhe liberalizimit, si rreziqet kryesore ndaj shtetit dhe diktaturës së proletariatit”.

Një tjetër problem që me shumë gjasa krijohej qëllimisht nga qeveria në këtë mes, është gjuha e mjegullt e shumë statuteve të kodit penal dhe mungesa e direktivave specifike që lejon që çdo veprim të përfshihet nga interpretime më të gjera ose të bjerë në kundërshtim me vetë statutin e deklaruar. Për shembull: “Veprimi ose mosveprimi me qëllim dobësimin e shtetit ose të partisë, të ekonomisë apo të shoqërisë, dënohet me 10 vjet burg ose me vdekje”.

E gjithë kjo mbulesë ligjore, në fund, e bëntë të pamundur gjithçka jo ligjore.

“Gjurmë shqiptare”, një udhëtim magjik në Vienë

$
0
0
Gjurmë shqiptare në Vienë

Ashtu siç e don tradita tashmë shumëvjeçare e shkollës sonë, në këtë periudhë vizitojmë vende të ndryshme të Italisë dhe botës në kërkim të gjurmëve shqiptare. Në vitet e shkuara i kemi gjetur në Milano, Lugano, Venecia, Ravena etj.

Pas pothuajse dy muaj përgatitje, më në fund erdhi dita e mirëpritur e udhëtimit magjik në tokën e vendit mik të shqiptarëve, në tokën që mbrojti Shqipërinë nga zhdukja nga harta, në fillimit të shekullit XX, ja pra ajo tokë quhet Austri, atje do të kërkojmë gjurmët tona.

Data 4 maj ora 22:00, autobuzat nisen nga katër qytete të ndryshme: Parma, Reggio Emilia, Asti dhe Padova. Secili autobuz ka brenda stafin nxënës, prindër, aktivistë të katër shkollave organizuese dhe gjashtë pjesëmarrëse:

  • Shkolla shqipe “Scanderbeg”, Parma
  • Shkolla shqipe “Udha e Shkronjave”, Asti
  • Shkolla shqipe “Impariamo l’Albanese a Padova”, Padova
  • Shkolla shqipe “Shqiponja”, Reggio Emilia
  • Shkolla shqipe “ Ura”, Novara
  • Shkolla shqipe “ Dallëndyshet”, Pavia

Në pamundësi për të ardhur për arsye logjistike, iniciativën tonë e mbështetën edhe këto shkolla:

  • Shkolla shqipe ” Naim Frashëri” Macerata
  • Shkolla shqipe “Sofra Shqiptare” Lecco
  • Shkolla shqipe në Quinto, Trevizo
  • Shkolla shqipe në Bassano del Grappa, Vicenza
  • Shkolla shqipe “Skanderbeg”, Fermo
  • Shkolla shqipe “Besëlidhja”, Rovereto
  • Shkolla shqipe “Mirë se vini”, Ancona
  • Shkolla shqipe “Zëri Atdheut”, Reggio Emilia
  • Shkolla shqipe “Lidhja e Prizrenit”, Treviso
  • Shkolla shqipe në Rovigo
  • Shkolla shqipe “Albani”, Fermignano, Pesaro Urbino
  • Shkolla shqipe “Nënë Tereza”, Pesaro Urbino
  • Shkolla shqipe “Aquila”, Arco.

Gjurmë shqiptare në Vienë 2018(Weltmuseum, Zentralfriedhof, Mauthausen)Ashtu siç e don tradita tashmë shumëvjeçare në…

Posted by Shkolla shqipe – "Scanderbeg Parma" – Itali on Tuesday, May 8, 2018

Me anë të telefonatave vendosëm që takimi i përbashkët i udhëtimit do të bëhej në një ndalesë autostrade në Verona. Ky lloj takimi më ngjante pak me lumin Drin, që lidh kombin shqiptar, autobuzat ndaluan dhe grupet u takuan dhe çmallën me njëri tjetrin. Kolegët dhe aktivistët njihen mirë me njëri tjetrin në aktivitete të ndryshme të përbashkëta që kanë kryer.

Gjatë gjithë rrugës deri në Vienë buçiti kënga dhe vallja shqiptare në autobuz, ambienti tepër familjar dhe gazmor. Të gjithë udhëtarët mezi po prisnin mbërritjen në atë vend. Pas një udhëtimi gati 10 orësh duke sfiduar lodhjen, më në fund rreth orës 10:00 të mëngjesit të ditës së shtunë 5 maj 2018, pothuajse si një pelegrinazh me rreth 200 persona arritëm përpara sheshit të Weltmuseum për të vizituar armët e heroit tonë legjendar “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, emocionet e pa përshkruara. Në atë shesh na priste udhërrëfyesi ynë prof. Osman Ademi i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” të Vienës bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Vienë, zotin Roland Bimo që shoqërohej nga zonja e tij Mimoza Bimo.

Gjurmë shqiptare në Vienë2

Pas një prezantimi dhe përshëndetje në shesh dhe pasi bëmë fotografi kujtimi, zoti Bimo duke falënderuar shkollat shqipe për këtë iniciativë dhe duke na uruar suksese, u largua për impenjime diplomatike.

Të gjithë grupet të shoqëruar nga kolegu ynë Osmani u futën brenda në muzeum dhe për gati një moment u duk sikur e pushtuam atë vend. Nxënësit tanë të veshur me kostume tradicionale i mahnitën vizitorët e tjerë që u bënë menjëherë kuriozë duke pyetur se nga vijmë, dhe ne me krenari njëzëri nga Shqipëria.

Armët e Skëndebeut dukeshin sikur bashkëbisedonin me stërnipat e Arbërit, nxënësit dhe prindërit i adhuronin për krenarinë tonë kombëtare, për legjendat e tij për historinë e lavdishme. Mësuesit e shkollave i tregonin pa pushim nxënësve se çfarë simbolizonin elementë të ndryshme të shpatës dhe përkrenares, se kur dhe ku kishte luftuar Skënderbeu etj. Me shumë interes ishte edhe tregimi i profesorit mbi historinë e Heroit tonë Kombëtar.

Armët e Skëndebeut dukeshin sikur bashkëbisedonin me stërnipat e Arbërit, nxënësit dhe prindërit i adhuronin për krenarinë tonë kombëtare, për legjendat e tij për historinë e lavdishme. Mësuesit e shkollave i tregonin pa pushim nxënësve se çfarë simbolizonin elementë të ndryshme të shpatës dhe përkrenares, se kur dhe ku kishte luftuar Skënderbeu etj. Me shumë interes ishte edhe tregimi i profesorit mbi historinë e Heroit tonë Kombëtar.

Pas vizitës brenda muzeumit, menjëherë përpara sheshit ishim gati për koncertin artistik të programuar me shumë hollësi përpara. Ne nga Parma kishim marrë me vete çdo mjet teknik për realizimin e tij dhe grupi i Padovës si rezervë kishte një sistem audio me bateri që bëri të mundur realizimin e koncertit.

Me Himnin Kombëtar shqiptar që buçiti përpara muzeumit, me flamujt kuq e zi të shpalosur në çdo cep, zemra e çdo shqiptari u çua përpjetë, adrenalina në kulmin e saj, emocionet e pa përshkruara.

Zëri i rapsodeve Kristian Zefi me çiftelinë dhe sharkinë të punuara nga dora e tij, zëri i rapsodit Anton Mirditori dhe i rraposdes Lindita Farruku, e ngritën peshë atë shesh.

Momenti magjik ishte kur grupi i valleve “Mille Stelle” të Forum Donne Indipendenti” të Parmës interpretoi vallet popullore të trevave shqiptare të veshur me kostumet tona kombëtare.

Më pas nxënësit e shkollave të ndryshme recituan dhe kënduan poezi dhe këngë për atdheun dhe gjuhën: Noemi, Greissi, Jenifer, Enisa, Enri, Arjona, Adri etj

I gjithë sheshi duartrokiti, vienezët dhe turistët që ishin aty të pranishëm u mahnitën nga ngjyrat, bukurinë dhe interpretimin magjik të artistëve tanë të vegjël dhe të mëdhenj. Pastaj siç e don tradita një valle popullore dorë për dore me të gjithë ata persona që ishin aty. Profesor Ndue Lazri presidenti FNAI-it (Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare në Itali) që na shoqëronte në shesh, përgëzoi për këtë inisiativë të mrekullueshme.

Pas këtij momenti magjik për arsye llogistike grupet u ndanë në hotele të ndryshme ku secili grup vazhdoi programin personal duke vizituar vendet më të bukura të Vienës si Hofburg Palace, Duomo Santo Stefano, Muzeun e Historisë së Arteve, Muzeun Albertina, Rrotën panoramike, kështjellën e Schönbrunn, Belvedere, lumin Danub etj.

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit tonë atje, Shkolla shqipe “Udha e Shkronjave” e Astit vizitoi kampin e përqendrimit të Mathauzenit ku humbën jetën me miliona njerëz, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë. Organizatori i grupit të Astit, miku im Hasan Bulçari tregon për vizitën në Mathausen:

“Pushuam në qytetin Melk, nja 80 km nga Vjena. Ishte kjo distance që na ndezi shkëndijën e vizitës në Mauthausen.

Një shqiptar i Kosovës martire i quajtur Uk Haliaj, nuk kurseu asgjë për mbarëvajtjen e mbrëmjes. Një surprizë na bëri Konsulli i Kosoves z Imer Xhemail Lladrovci dhe zonja e tij duke festuar bashkë me ne deri në orët e vona. Edhe këtu kënga, vallja, poezitë, ku këndoi e recitoi edhe vete e nderuara bashkëshortja e Konsullit. Edhe ai, na përgëzoi për këtë aktivitet, për punën e nisur duke theksuar se është detyrë e jona, që koha, Kombi na e ngarkon mbi shpatulla per të ardhmen e tij.
Strofa e fundit e këngës së kënduar nga Lindita Farruku ishte:

Qysh se t’foli Skenderbeu,

E nder t’part qe Naim beu

Qe me shkrim te pat lartsue,

Gjuhe e bukur qofsh bekue!

U prit me brohoritma, ovacione e duartrokitje! Përqafime midis të gjithëve, edhe me Konsullin për ketë pasuri të paçmuar tonën; Gjuhën Shqipe! Ndërsa në ditën e pare historia na çoi tek Heroi ynë Kombëtar, tek ai që shpëtoi Evropën; Gjergj Kastrioti, në ditën e dytë historia na çoi tek ai që e shkatërroi atë; Adolf Hitler! Një kapërcim marramendës, por historia flet me fakte, flet me emra! Mauthausen… edhe pse mbetet në kujtesën e të gjithëve ashtu siç e pamë, me furrën e djegies, telat e elektrifikuar, kulla e vrojtimit… ishim në datën e përvjetorit të 63-të të çlirimit! Delegacione nga e gjithë bota!

Kalonin para tribunës përfaqësues të vendeve të ndryshme! Aty u takuam përsëri me ambasadorin tone z. Roland Bimo dhe zonjën e tij. Flamujt në duart e Kristian Zefit, fëmijëve tanë na bënë të krenoheshim se ne e vendosem atë përkrah me ato të grupeve të tjera nga e gjithë bota! Aty nga dokumentet e kohës mësuam se nga Shqipëria jonë kishin qenë 200 vetë të dënuar në atë kamp famëkeq! Në faqet e librit të përshtypjeve të datës 6 maj 2018 gjenden edhe dy rreshta: Assoalbania Piemonte, Onore! Viva la libertà”

Në ditën e dytë një pjesë e grupit të Parmës të shoqëruar nga profesor Osman Ademi i Lidhjes së Mësueseve të Vienës na shoqëroi tek varrezat ku prehej edhe inxhinieri i madh me origjinë shqiptare Karl Gega. Unë dhe kolegët e mi, në emër të shkollave pjesëmarrëse të Diasporës në këtë aktivitet vendosëm një kurorë me lule me mbishkrimit: Shkollat Shqiptare në Diasporë”.

Në ditën e dytë një pjesë e grupit të Parmës të shoqëruar nga profesor Osmani, na shoqëroi tek varrezat ku prehej edhe inxhinieri i madh me origjinë shqiptare Karl Gega.

Varri ku prehet inxhinieri karl gega

Së bashku në emër të shkollave pjesëmarrëse të Diasporës në këtë aktivitet, vendosëm një kurorë me lule me mbishkrimit: “Shkollat Shqiptare në Diasporë”.

Shkollat shqiptare ne diaspore

Ngelëm të mahnitur kur pamë që pranë mauzoleut të inxhinierit Gega preheshin figurat më të shquara të Austrisë dhe botës si Beethoven, Brahms, Shtraus, Schubert, Hasenaver etj. Rrënjët dhe gjurmët shqiptare janë kudo në Evropë dhe botë.

Pasdite u rikthyem përsëri në udhëtimin shumë orësh nga Viena me gëzim dhe dashuri, të kënaqur nga objektivat që i patëm vënë vetes “Gjurmë shqiptare në Vienë”, ato janë të shumta: Skënderbeu, Karl Gega, Aleksandër Moisiu, Princ Vidi, artistë e sportistë si dhe shumë e shumë figura të tjera që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar.

Falënderoj bashkorganizatorët dhe pjesëmarrësit e shkollave të këtij takimi mbresëlënës:
Hasan Bulçarin – Asti, Erida Cela – Padova, Haki Maze – Reggio Emila, Blerina Smajli Lika – Novara, Arjeta Sema – Pavia

Falënderoj nga zemra stafin tim të shkollës shqipe Scanderbeg Parma që kam nderin të drejtoj: Mësuesit Aurela, Benard, Elona, Elvira, Erlinda dhe Herda për organizimin e Parmës, mësuese Mimozën që na shoqëroi në udhëtimin tonë.

Përfaqësuesit e prindërve të shkollës sonë Petritin dhe Shpresën.

Presidenten e Forum Donne Indipendenti Marsidën dhe mësuesen e grupit artistik “ Mille Stelle”, Loretën.

Falënderojmë prindërit për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Falënderojmë profesor Osman Ademin për pritjen e ngrohtë që na bëri në Vienë

Parma, Vienë 5-6 maj 2018. Kronika u shkrua nga Durim Lika, Drejtor i Shkollës Shqipe Scanderbeg Parma


Tautogram me “E”: Ermal, Eugent, Eleni, Eurovizion, Evropë e Emigracion

$
0
0
Eugent Bushpepa (Shqipëri), Ermal Meta (Itali), Eleni Foureira (Qipro) Eurovizion

Për këngëtarë italianë që kanë ardhur në Shqipëri, është thënë: “Posi, vijnë në Shqipëri se ecin në vendin tonë këta! Se në Itali, vendi i tyre, nuk u jep rëndësi kush…!”. “Na këndojnë edhe shqip pale. Na mallëngjyen! Hë se për të marrë pikë, në mënyrë strategjike e bëjnë këtë!”

Për këngëtarë shqiptarë nëpër botë është thënë p.sh:

“Kjo Eleni Foureira, deri sot mohonte që ishte shqiptare, ka ndërruar edhe emrin…! E ne, u dashka ta mbështesim në Eurovizion…!”

“Ermal Meta në Sanremo: pse, mos përfaqësoi gjë Shqipërinë? Ai përfaqësoi Italinë…Pse ta mbështes? Edhe po s’më pëlqeu muzika e tyre, duhet t’i mbështes se janë shqiptarë?”

Paraprakisht, theksoj se mbi shijet muzikore nuk diskutohet! E nuk dua keqkuptime. Dhe binomi “muzikë – kombësi”, (se është shqiptar apo jo artisti), nuk diskutohet, nuk imponohet asgjë natyrisht.

Këto janë të mirëqena. Por, nëse marrim guximin që të vëmë në diskutim detaje autobiografike të artistëve, nga jeta e tyre, atëherë, mundet që në mënyrë të tërthortë, të mbërrijmë, pse jo, edhe në lidhjen “artist-përkatësi kombëtare”.

Këto kompeticione artistike si Eurovizioni në këtë rast, zakonisht, edhe pse artistike e ku është arti pra, ai që duhet të jetë super partes, bëjnë çuditërisht që të flitet …

E zbritet – pa të drejtë – deri në detaje vetjake të artistëve, duke ngatërruar kahun e interesit tonë si publik ndaj tyre: nga ai profesional e artistik, në atë biografik e personal.

Nga njëra anë, është “demokracia e liria e fjalës” e natyrisht që gjithkush do të shprehet. Ama, se “si”, veç ai Zot e di.

Do të kemi gjithnjë për të komentuar: për artistë shqiptarë nëpër botë apo për artistë të huaj që vijnë në Shqipëri…

Për çështje profesionale, më qëllon të ndjek artistë shqiptarë në Itali dhe artistë italianë në Shqipëri.

Kur pata ndjekur nga afër për arsye pune, këngëtarë italianë që morën pjesë në X Factor Albania, edhe ngaqë ata vetë më patën kontaktuar, duke më shprehur entuziazmin e tyre për këtë eksperiencë artistike e kulturore – më shkruanin madje me eufori mbi shqipen që nga pak po e mësonin nëpërmjet muzikës dhe teksteve të këngëve shqip që po memorizonin – më tregonin për përshtypjet e bukura e pozitive që u kishte bërë Shqipëria, të cilën që nga Italia ata e njihnin apo ua kishin përshkruar krejt ndryshe, filluan komentet e para nga disa shqiptarë:

“Posi, vijnë në Shqipëri se ecin në vendin tonë këta! Se në Itali, vendi i tyre, nuk u jep rëndësi kush…!”

“Posi, na këndojnë edhe shqip pale. Hë se për të marrë pikë, në mënyrë strategjike e bëjnë këtë!”

“Posi, ky këngëtari roman, na krahasoka Romën me Tiranën e thotë që i duken të ngjashme dy kryeqytetet…na e mbushi mendjen ky!”…

Sinqerisht, nuk di sesi t’ia vësh emrin kësaj mendësie. A mbahemi për mikpritës? Po pse pra, në mënyrë paradoksale e paragjykojmë të ardhurin nga jashtë, kur ai ka ardhur të tentojë fatin në një përvojë të re në Shqipëri? E çfarëdo profili qoftë ajo, në këtë rast, artistike.

Ç’të keqe i sjell Shqipërisë kjo? Po artistët shqiptarë që po shquhen në panoramën artistike në Itali, apo kudo nëpër botë, ç’duhet të thonë?

Apo natyrisht, edhe atyre jemi gati t’u nxjerrim “bishta”, – e me shprehje mjaft delikate – siç komenton dikush në hapësirat sociale:

“Ermal Meta tradhëtoi edhe babanë për karrierë, eci në Itali duke u viktimizuar…!” Në Sanremo më tej: pse, mos përfaqësoi gjë Shqipërinë? Ai përfaqësoi Italinë…Pse ta mbështes?”

“Kjo Eleni Foureira, jo po, na u bë kjo! Na e quajnë edhe “Beyoncé- ja greke”, pale! E deri sot mohonte që ishte shqiptare, ka ndërruar edhe emrin…! E ne, u dashka ta mbështesim në Eurovizion…!”

E kësaj të fundit, nuk ia fal shqiptari me sedër faktin e mohimit të nënshtetësisë e origjinës shqiptare për një kohë të përcaktuar!

Ia mban vath në vesh! Këtu, mekanizmi i memorjes së shqiptarit, aktivizohet çuditshëm! Kësaj, nuk ia harron shqiptari e ndërkohë, sipas rasteve, harron dhe historinë e tij apo e shmang atë, i bën dredhë sipas erës që fryn apo sipas çështjes që trajtohet…

Kjo këngëtare e Qipros nuk ka provokuar njeri. Ka punuar në anonimat deri më sot, ose më mirë, pa pohuar origjinën shqiptare, për shkaqe fundja mëse të kuptueshme nga ato anë, të dhimbshme – si plot shqiptarë të Greqisë me emra të ndërruar etj…fatkeqësisht kjo gjë për ta – dhe sot, doli haptas, kur karrierën e ka të afirmuar e kur, si greku apo gjithkush, e kupton se arti është i pavarur nga origjina e artistit.

Gjithsesi, bota ka probleme të tjera më të rëndësishme.

Ama, edhe këto kompeticione internacionale, duke mos qenë një gjë e zakonshme e që ndodh përditë fundja, e për më tepër, duke mos qëlluar edhe aq lehtë kjo rastësi e tre këngëtarëve shqiptarë aty, them se duhet të jenë më tepër shkas për nxitje pozitive për publikun shqiptar, të cilin shpesh e shoh të lodhur, të pakënaqur dhe me një sens mosbesimi e ankues ndaj gjithkujt, e kësaj radhe nuk bëhet fjalë ndaj politikanësh, por ndaj artistësh.

Kjo gjë flet për një shoqëri shqiptare të stresuar e që has vështirësi të kultivojë të bukurën.

Në dukje gjëra sipërfaqësore, eventet artistike apo kompeticionet sportive, kthehen në laboratorë antropologjikë.

Vënë opinionet e njerëzve në provë. Unë mbështes të bukurën dhe zakonisht opinioni im është i pavarur.

Në fakt, ky konkurs zanor, Eurovizioni, lind në 1956-ën me objektivin që të bashkojë Evropën. Sipas Guinness World Record, është kompeticioni muzikor ndërkombëtar për televizionin, më jetëgjati deri më sot.

I cilësuar si eventi artistik, jo sportiv, më i madh në nivel botëror, sipas organizatorëve është parashikuar që në mbrëmjen e sotme në finale, të ndiqet nga një publik global prej 200 milion teleshikuesish. Të kemi parasysh thjesht këtë dimension të eventit dhe thjesht ideja që aty gjenden dhe po interpretojnë tre këngëtarë shqiptarë, si asnjëherë më parë, që pavarësisht tre shteteve të ndryshme që përfaqësojnë, kanë në emërues të përbashkët origjinën shqiptare dhe muzikën universale, ky tregues, le të përbëjë një detaj të gëzueshëm për ne.

E le të fitojë më i miri!

Ah, përtej çdo modestie apo politically correct, mundësisht të na fitojë ndonjëri prej tyre, prej artistëve shqiptarë…!

Dashuria më e madhe në botë

$
0
0
Shkodër, foto nga Dedë Jakova

Të gjitha varzave e grave që ndoqën dashuninë e tyne deri në fundin e botës – ja kushtoj

Kjo ngjarje e vërtetë dhe e pabesushme asht e shkrueme në stilin e pemëve, të cilat në mrendësi të tyne e shënojnë kohën me anë të rrathëve. Prandaj mënyra se si e kallxojmë nji historie asht shpesh ma e randsishme se historia vetë.

Ai ishte në mbrojte të diplomës së arkitekturës, ndërsa ajo sapo kishte nisë studimin e arkitektures kur u njoftën, në pranverën e vitit 1942. Ishte nji dashuni me shikimin e parë, njashtu sic bjen hana e plotë mbi gjiun e Napolit dhe të jep përshtypjen se nuk ka me ikë kurrë ma.

Në muejin që ai mori diplomën e arkitektit, ata vunë kunorë në kishën e “shën Markut” dhe thirrën tanë kushërijte e kojshite në dasëm.

“Regjinela, Regjinela!”,  thirrte  Napoli unison dhe këndonte kangën e famshme me të njëjtën emën sikur kjo kange të ishte emblema e jetës së saj.

“Tu mi hai voluto bene a me..”

Regjinela që po martohej me nji arkitekt nga Skutari matane detit, 20 vjece krenohej me studentin e dashunisë së saj të parë e të madhe, tash qe ai po bahej burri i jetës së saj.

Kurrë nuk do ta mendonte se pikërisht shkolla e naltë që ai mbaro në qytetin e saj do të kthehej në ndëshkimin ma të madh të jetës së tij dhe të sajën.

Sikur ta kisha dijtë, nuk të kisha lanë kurrë me e mbarue shkollën e ma mirë të kishe mbete pasticjer, si unë dhe familja ime“, i thotë tash që shkon dhe e takon në burgun mes maleve.

Në Shkodër cifti i ri erdhi në vitin 1943 e po atë vjeshtë që makineria fashiste kapitulloi dhe në vend te saj erdhi ajo naziste. E para kishte ardhë me dëshirën me ndejë, ndërsa e dyta ishte vetëm në kalim. Kur ata të dy kalonin nëpër “Rrugën e madhe” të  Shkodrës nga dy anet hapeshin dritaret dhe njerëzit i kqyrnin për bukuri e mrekulloheshin.

Regjinelës i dukej se ishte ne teatrin e operas te Napolit dhe dritaret ishin lozhet nga drejtoheshin qindra sy.

Tash që ajo shkon me strajcat në “Burgun e montagne”, sic e quan dygjuhësh, ndeshë prep me qindra sy që e shohin matanë hekurave të kampit dhe nga dritaret takon vështrime të tjera, ku jeta ka mbetë e varun si qira të fikun.

Qytetit, ky cift i lumtun i dashunisë që kishte lanë Italinë me ardhë në atdheun e arkitektit, ja largonte sadopak trishtimin e luftes se dyte botnore, dhe pasigurine qe do te sillte fundi i saj. Marku, arkitekti i talentuem e shembi shpinë e prindve në G´juhadol dhe për 7 muej ndërtoi nji të re, para syve të dashunisë së tij. Elementet napolitane të ndërthurun me ato shkodrane i jepnin pamje te gezueshme strehës së dashunisë rinore.

Kur shpija dykatëshe mbaroi në vjetin 1944 lindi edhe djali i parë, Jozefi, që u quejt kështu në kujtim të babës së Regjinelës. Në katedralen “Kisha e madhe” e pagëzuen nji të djelë shtatorit kur liqeni i Shkodrës asht ende i vokët dhe të duket sikur nji qytet i tanë po pagëzohet në ujë te bekuem.

DItën kur u mbyll katedralja dhe skulpturat e Idromenos, këtij da Vinci të qytetit u tërhoqën zvarrë me karroca, Regjinela me fëmijet e saj pau mermerin e pagëzimit të përgjakej nga njerëz të pafajshem dhe e kuptuoi se kishte ardhe nji kohe e pashpirt dhe nji dimension i tmerrshmëm njeror.

Megjithatë, dashunia e saj nuk pat frikë e ajo vizatoi nji rreth ma të madh mbi rrethin e ngushtë të jetës, sic e kishte mësue gjithnji dashunia.

Ditën që komunistat morën pushtetin, thirrën të gjithë ata që kishin mbarue shkollat ne perëndim. Marku shkoi tanë shpresë me afrue dijet e tija në ndërtimin e nji të ardhme të re dhe demokratike, sic thuhej. Në vend të kësaj ata që u paraqiten aty me diploma të rregullta, u shpallën te gjithë armiq, u mbyllën në makina me partizanë të armatosun deri në dhambë dhe u dërguen ne nji burg te panjoftun, ne mocalet e jugut.

“Komunistat që kishin marrë pushtetin, si Hoxha dhe Shehu, kishin qenë studente ne perëndim porse nuk kishin mujtë me mbarue asnji shkollë dhe kështu urrenin për vdekje këdo qe kishte mbarue shkollën atje”, flitej nëpër qytet e kjo e skjaronte pak a shumë habinë e Regjinelës.

Për herë te parë mbas nji vjeti Regjinela e takoi te shoqin ne kampin e punës si i burgosun. Marku ju lut me lotë ndër sy që ajo te merrte djalin dhe te ikte përgjithmone ne Napoli.

Ne Itali ka ardhë demokracia, ndërsa ne Shqipni po instalohet diktatura, nji diktature shumë ma gjakatare se fashizmi”, i tha Marku qe ishte dënue se kishte mbarue shkollën ne Napoli për arkitekturë.

Ajo vetëm i qeshte dhe ai ne brengën e tij nuk arrinte me pa se deriku shtrihej dashunia e Regjinelës nga Napoli dhe sa e fortë ishte kjo dashuni.

Dashunia e jonë deri këtu e ka pasë te shkrueme e nuk ban me e sfidue jeten ma shumë“, ju lutë Marku, arkitekti qe tash projektonte kanale kulluese si i burgosun e per dashuninë nuk kishte mbetë fort vend ne jetën e tij.

Regjinela nuk iku aspak, madje ajo ndejti aty nji jave te tanë dhe arriti me marre nji leje speciale. Si frut i kesaj jave erdhi ne dritë Mario, djali i dytë, dhe mori kët emën ne kujtim te nanës se saj ne Napoli. Dashunia e Regjinelës kishte ba nji zgjidhje krejt tjetër e te vecantë, para se cilës nuk e kishte ndalue as vendimi i gjykatës se Tiranës qe dënonte me 10 vjet heqje lirie arkitektin Mark Kelmendi për “agjitacion e propagandë“.

Katin e parë te shpisë Regjinela e ktheu ne nji “Pasticeria“. Cohej nadje herët dhe pjekte fugacet e para dhe e mbushte lagjen me aromen e Napolit të largët. Per cdo rast qe kishin, njerzit porositshin dhe ajo thirrte tanë talentin e pasticerisë napolitane.

“Dashunia kur don me mbijetue ja hapë gjithmonë rrugën vedit“, thoshte.

Fëmija i tretë ishte vajzë, Franceska, ne kujtim te shën Francesco di Asissi, ndërsa djali i katërt u quejt Gjenarin ne kujtim te shën Genaros se mrekullive napolitane. Te dy erdhën njeni mbas tjetrit, fale lejeve speciale qe ajo kishte marrë nga komandatet e korruptuem me napolona arit.

Ne vitin 1956 kur Marku i plotësoi 10 vitet e burgut dhe ato kishin 4 fëmijë, ne vend qe familja te bashkohej, Markut i dhanë edhe 10 vjet te tjera, “për mosrespektim te rregullave te burgut“, megjithse ai ishte i dashtun dhe i respektuem me te gjithë.

Sfidën e jetës nen diktaturë Regjinela e priti me  stoicizmin napolitan. I qeshi sy për sy kohës dhe vazhdoi me i vizatue asaj nji rrath te madh dashunijet mbi rrathin e ngushtë te urrejtjes.

Ne 6 vitet qe rrjedhën, dashunia ju fali atyne edhe tre femijë te tjerë. Antoni, Luigji dhe Paola panë dritën e jetës. Tash ajo delte ne “Rrugën e madhe” te Shkodrës me 7 fëmijët e saj qe i ushqente me amelcinat napolitane sikur te donte ta mbante gjalle qytetin ne idhnimin e tij ma te madh.

Fëmija rriteshin dhe nuk mund ta kuptonin se si baba i tyne ishte ne burg vetëm se kishte mbarue shkollën ne perëndim,  në Napoli- Itali per arkitekturë, nji qytet nga vinte e ema dhe ata as që e dijshin se si ishte. Ironia e diktatures thellohej kur atyne nuk ju delte shkolla e naltë, pikërisht sepse i jati kishte pasë guximin me e mbarue atë ne nji vend kapitalist si Italia.

Regjinela sa vinte dhe mbyllej ne vedi si nji shkurre drandofilet qe me kohën i rrudhet lëkura e lulet megjithatë i jep prep njilloj të mrekullueshme. Ajo kishte nise te dridhej sa here qe vinte ai gjashte mujori ku kishte takim special me dashunine e saj. Tashma e jetonte, njashtu sic e jeton trupi i nji te semuri ilaqin qetesues, ishte plotesisht e varun prej dashunise se tij, qe ndodhej ne burg, per fajin e vetem se kishte mbarue shkollen ne qytetin e saj.

Regjinela kishte vendose me e sfidue nji diktature te tane me pasionin e saj si nane, prandaj lutjeve qe i bante shtetit dhe partise per falje dhe kthim te burrit ne shpi, si nane 7 femijesh u shtonte gjithmone nji ndjesi qytetnimi dhe aspak meshiret.

Para se me mbarue 20 vitet e burgut Marku vdic ne rrethana te pakjarta dhe jo vetem qe nuk ju dha nji shpjegim familjes, porse as trupi nuk u kthye, simbas ligjit se nji i dënuem edhe i vdekun i përket burgut.

Regjinela sapo i kishte kapërcye te 40 e vendosi me hjedh velin e zi, te cilin nuk e hoqi deri ne fund te jetës se saj. Dashuninë e zemres e mbushte përditë me femijët e saj qe ju ngjanin aq shumë Markut, babës qe kishin pa vetëm disa caste kalimtare ne jetën e tyne.

Trupi i saj i hollë dhe elegant si nji sirenë napolitane erdhi dhe u frye nga amelcinat tue ëlerg edhe lakmitë mashkullore te qytetit.

Kur e pyetshin për Napolin thoshte se Napoli asht nji pikë loti në synin e saj dhe nuk ka me ra kurrë prej aty.

Fëmijët i rriti dygjuhësh, ku italishtja e Dantes dhe shqipja e Fishtës i mbushnin dhomat me jetë te gjallë e ajër te pastër. Ajo vetë fliste nji shkodranshe te lehtë me nji linjë te hollë te akcentit napolitan, gjaqi edhe njerëzit ma te pashpirtë ne botë i detyronte te ndaleshin e ta shihnin me amelci.

Ne vitin 1993 me te ardhë demokracia, Papa Vojtila,  i pari ne historine e Romës, vizitoi Shkodrën e  Regjinela mbushi 70 vjet, prej te cilave 50 i kishte kalue ne Shqipni. Po atë vjet ajo dhe femijet mbasi paguen nji shume te mire komandantave te mbetun gjallë te burgut, morën vesht vendvorrimin, nxorën eshtnat e Markut dhe i varrosën ne Rrmaj, vorret katolike te Shkodrës.

Tash ajo shkon përditë dhe i vendosë drandofile te freskëta dhe nji fukace te sapo pjekun mbi pllakën e mermertë. Me kët gjest sikur don me kallxue se po plotëson ditët qe nuk ka mujtë me ja nise, atje ne dhomat e akullta te ferrit.

Nji dite te djelë per “Rrshajet” qe ajo i quente Pentecoste, aty nga mjesdita ajo shkoi ne katedralen e qytetit. Mas meshës per te shoqin, ajo nuk erdhi ne shpi dhe kur e kërkuen e gjeten se si ishte mbështete mbi vorr afër fotos se dashunisë se saj dhe zemra i kishte pushue se rrahuni.

E varrosen bashke me Markun, burrin e vetëm te fatit se saj, qe aq pak kishte pasë fatin me e gezue ne jetë. Fëmija erdhën nga Italia vetëm per varrim, ndejën disa ditë mandej ikën menjiherë.

Ne vendin ku babën jau mbyllën nji jetë ne burg vetëm se kishte mbarue shkollën ne perëndim dhe nanën ja cuen deri ne kufijt e cmendisë, vetëm se ndiqte nji dashuni te madhe, nuk donin me jetue ma.

“Ne kët vend”, thojnë ata, “e keqja ska me u shkulë kurrë, per pa u djegë deri ne rranjë”!

Tash vijnë shumë rradhë, vetëm ne përvjetorë, apo paguejnë dikë me ju cue lule ne vorreza. Ata janë kthye ne vendin e nanës se tyne, ne Napoli, ndërsa e ama jeton ne vendin e dashunisë se saj, ne Shkodër, përjetsisht me dashunine. Sejcili ka zgjedhë me jetue vendin qe i kërkon zemra.

Vetëm dashunia e ka aftësinë me i ruejtë te gjitha ngjarjet tona, njashtu sic regjistron pema ne rrathët e mrendshëm, kohën e saj.

Gjergj Jozef Kola

Vjene, 2018.

Ky tregim është dhe në italisht

Dokumentet për të kërkuar nënshtetësinë italiane

$
0
0
Pasaportë italiane nënshtetësi italiane

Pra ke vendosur që të bësh dokumentet për të kërkuar nënshtetësinë italiane. Ke bërë vitet e martesës me qytetar italian (dy vite pas martesës, një vit nëse nga martesa ka lindur fëmijë) apo të banimit zyrtar (residenza) në Itali. 

Tani vjen pyetja më e vështirë:

Çfarë dokumentesh më duhen nga Shqipëria?

Në radhë të parë, të këshilloj që të shkosh pranë Bashkisë ku jeton e të kërkosh çertifikatën e banimit (certificato comulativo di residenza) e të verifikosh nëse rezultojnë vërtet 10 vite banim të rregullt në Itali. Nga istitucionet italiane nuk të duhen dokumente të tjerë sepse çdo gjë bëhet me deklarim (autocertificazione)

Përtej kësaj, dokumentet që duhet të marrësh në Shqipëri për të kërkuar nënshtetësinë janë

  1. çertifikatë personale shumë gjuhësh (normalisht jepet në 4 gjuhë përfshirë edhe italishten) e cila merret pranë gjendjes civile dhe kushton 200 lek;
  2. dëshmi penaliteti, që lëshohet nga Drejtoria e Burgjeve e vërteton që nuk ke dënime në Shqipëri. Prej disa vitesh mund të merret edhe me anë të Postës shqiptare e cila bëhet ndërmjetëse midis qytetarit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Po pranë postës, kryhet edhe arkëtimi për pagesën për DPD. Normalisht, për qytetarët e Tiranës ky dokument vjen brenda dy ditësh, për qytetarët e tjerë duhen tre deri në katër ditë;
  3. vërtetim, dokument i cili merret te Prokuroria e rrethit, e vërteton që për momentin qytetari nuk është nën hetim apo nuk është i akuzuar;

Prej viti 2011, për qytetarët shqiptarë nuk është më i nevojshëm legalizimi, zëvëndësuar nga vula apostile. Për këtë arsye, të tre këto dokumente duhen çuar te Ministria e Jashtme për të marrë vulë apostille. Edhe ky është një shërbim që aktualisht ofrohet po nga Posta me një kosto mjaft të ulët e brenda pak ditësh.

Kur merr edhe vulën apostile, ngelet pengesa e fundit: përkthimi nga një përthyes i njohur nga ambasada italiane në Shqipëri. Me kaq, mund të bëhet kërkesa nga faqja e internetit e Ministrisë së Brendshme.

Kosto i kërkesës është 200 euro. Dokumentet nisen paraprakisht me internet, e pastaj paraqiten në një takim që vendoset nga Prefektura.  Pastaj, nuk ngelet gjë tjetër veçse të presësh përgjigjen.

Ky postim është publikuar më parë në faqen e avokatit shqiptar Darien Levani. Për më shumë vizitoni faqen

 

“Dashuria më e madhe në botë”, pjesa e dytë

$
0
0
Napoli i Regjinelës se Shqipërisë

Kthimi emocionues i fëmijëve në shtëpinë ku kishte lindur nëna e tyre në Napoli

Lexoni pjesën e parë

7 femijët e saj tashma gra dhe burra mbi 30 vjeç shkuen ne Itali sapo ju dha rasti i parë.

Nji mbasdite pranveret ata u ndalën para nji dere napolitane dhe trokitën me ndrojë.

“Kush asht ne derë?” pyeti nji grue rreth te 70 që hapi dritaret ne katin e dytë te rrugicës se ngushtë.

“Jam Jozefi”, ja ktheu i madhi.

“Cili Jozef?” vazhdoi grueja prej nelt

“Jozefi, djali i Regjineles”, vazhdoi i madhi.

Nji burrë doli menjiherë ne dritare mbas grues dhe lëshoi vikamën:

“Regjinelës se Shqipnisë?!”

“Po!”- ju përgjigjen te shtatë njiherësh.

Ai u ul poshtë me hapë derën, ndërsa gruaja ne dritare thirri:

“Madonna di Napule è successo un miracolo!”

Te shtatë fëmijët e Regjineles hynë mrendë dhe kërkuen vetëm me pa shpinë ku nana e tyne kishte kalue 20 vjetët e para të jetës se saj.

Burri mikpritës vetëm dridhej dhe i dilnin lot e nuk po kishte forcë me pyetë per motrën e vet.
Ata i thanë se Regjinela asht mirë, porse jeta e ka lodhë, se ajo asht shendoshë dhe nuk levizë me shumë deshire.

Ndërsa pyetjes së dajës se tyne mbi te jatin, te cilin ai e kishte njoftë mirë ne vjetët e studimit, i thanë se kishte vdekë me kohë ne burgjet e diktatures dhe ata shumë pak apo aspak kishin pasë mundësinë me e njoftë.

Daja ju kallxoi dhomën e 20 viteve te Regjinelës dhe ju tha se nuk e kishin prekë qe ditën kur nuk kishin marrë ma lajme per te, nëse ishte gjallë apo jo. Te shtatë femijët e Regjinelës, tashma burra dhe gra, panë dhe prekën me sy cdo gja ne atë dhomë te vogël qe nana e tyne e kishte vizatue per vite me radhe dhe ishte ba me kohën dicka dicka e shejtë per to.

I thanë dajës se për ket dhomë kishin ardhë ma shumë, me njoftë kohën e feminisë dhe rinisë se nanës se tyne se ata ishin per rrugë te familjet e tyne tashma te shpërndamë nëpër mbarë Italinë.

Ndërkohë shpija u mbush me kojshi, pleq dhe plaka qe ruenin ende ne kujtesë Regjinelën e bukur qe kishte ike dikur para 50 vjetëve me dashuninë e jetës se saj e sejcili përpiqej me gjetë ne fytyrat e femijëve te saj, vajzën e bukur napolitane.

“Kjo asht dashunia e vërtetë. Vetë vdes aty ku lëshon rranjët, ndërsa lulet ja ngarkon erës me i cue andej nga ka ardhë.”– autori Gjergj Jozef Kola

Vjenë, 2018

Seks i dobët apo i fortë?

$
0
0
Dhuna ndaj grave

Shqipëria jonë, vendi ku lajmi nuk përbën lajm, devijon keqas “ushqimin e çdoditshëm mediatik” – dhunën ndaj gruas dhe fëmijëve.

William GoldingNë fakt dhuna ndaj gjithçkaje është realiteti i kudogjendshëm në vendin tonë të vogël në kilometra, por gjigand në probleme dhe rreziqet për zgjidhje.

Teksa hasesh me kronikat e vrasjeve, përdhunimit, abuzimit apo masakrimit të viktimave të rradhës, automatikisht  lind pyetja se si mund të dilet nga ky tunel? Emra të pafund rastesh dhe moshash të kalojnë frikshëm në albumin tënd arkiv dhe thua me cilin të nis për ta ditur se cfarë fundi ka AI sot??

Cfarë ndodh me fëmijën që abuzoi pedofili Ardian Prenjasin, shoferi i një kompanie pastrimit në zonën e laprakës, pasi masakroi deri me vdekjen e 11-vjeçarit Julian Cela?

Cfarë bëhet me rastin e Adelajdës, Nazimesë, Edvirës, Valit ( mjafton të shkosh në burgun 325).

Cfarë ndodh me jetët e tyre të gjymtuara, fshehur në terrin e moralit ”gojëmbyllur” shqiptar??  Shifrat e viktimave rriten frikshëm si një makinë bastesh me kuaj.

Pyetje pa përgjigjen që unë do të doja. Jemi të dënuar me heshtjen që kaosi ynë burokratik  shigjeton viktimën e rradhës , ndërkohë ne presim  kronikën e rradhës.  Le t’i kthehemi së shkuarës tonë për të diagnostikuar shkakun e gjithë kësaj situate.

Natyrisht kudo vriten gra, fëmijë, të moshuar apo abuzohet me qëniet më të dobëta, nëse ata fatkeqësisht janë në vendin apo me personat e gabuar në një shtet me rregulla të qarta loje, por statistikat tona janë të frikshme kur mendon: çfarë ndodh pas një abuzimi?

Kush kujdeset, cilët kontaktohen dhe sa zgjidhje i jepet viktimave që krysisht janë vet ish-bashkëshortët?

Një sistem i sëmurë pothuaj in- ekzistent duke na u shitur si produktiv me kronikat falenderuese  të Organizatave të Kombeve të Bashkuara (të cilat i falenderojmë), ndërkohë që viktimat janë të zbuluara në vendin ku krimi po kryet. Pa strehëza, pa asnjë alternativë përkrahësë, një vend që ofton asgjë.

Asgjëja çdo ditë rrit asgjënë e qelbëzuar duke gangrenizuar çdo qelizë që gjallon. Shkaku është ky realitet që ne jetojmë. Fëmijë të braktisur, vajza të trafikuara, burra që janë tronditur nga familje të gjymtuara, femra të cilat kërkojnë ndihmë… po kujt????.  Dihet shkaku i gjithë kësaj keqësie. Niveli i ulët i arsimimit, qytetarisë, emocional, varfërisë, xhelozisë, uni, problemet e e sistemit tonë mendor … I pari është absolutisht arsimimi.

Malala YosafzaiMalala Yosafzai, 17 vjeçarja nga Pakistani, (nobeliste) thotë se “për të luftuar analfabetizmin, varfërinë e terrorizmin, duhet të përqafojmë librat dhe lapsin; janë armët më të fuqishme. Një fëmijë, një mësues, një libër dhe një laps, mund të ndryshojnë botën.”

Nëse nis të kërkosh në faqet e Google dhe vendos të marësh informacione mbi vrasje, viktima, kronika të zeza… lajmet janë kaq të shumta saqë nuk di se me cilin rast të nisësh kërkimin. Kronikat imtësuese janë gati tu hidhen edhe filmave, dramturgjisë, deri të histroritë e rrefyeshme për fëmijë.

Dhuna na sofistikohet artistikisht duke pjellë kurreshti deri imitim të mendjeve të sëmura. Memorja nis të më kujtojë të famshmin “Kod ligjor të Lek Dukagjinit, Kanunin” libri më i përfolur autentik shqiptar i cili ende ka fanatikët e tij që vazhdojnë ta ndjekin megjithëse janë të evoluar me kollare e kostume.

Shekujt flutorojnë dhe qënia njerëzore sofistikohet apo zhvillohet ndërsa dhuna fle aty tek një skutë e fshehtë jona dhe varet nga ne se cilën ushqejmë. Duke qënë të tillë si qënie njerëzorë, duhet të mendojmë strategjitë mbrojtëse, ligjet. Pa ligje s’ka caqe. Kanuni pati ligjet dhe ndjekësit e tij. Në ligjet për të drejtat e familjen, specifikohen kufijtë sipas përkatësisë gjinore, burrit dhe gruas.

Nëse i referohemi dramaturgjisë sonë, ka disa vepra ku ky fenomen është pasqyruar. Drama “fisheku në pajë” e Fadil Krajës sjell në vëmëndje fishekun e dhënë nga vet babai për dhëndrin në rastin kur vajza e tij nuk është në lartësinë e duhur, për tu ekzekutuar nga ky i fundit. Dhe kanuni e saktëson qartë se nëse vajza bën “zhibla” dhe nuk i rri nën sundim burrit…  ajo ndëshkohet

‘Nëse nuk je ashtu siç kanuni edukon, ndëshkimi është çështje kohe’; po sot?!

 Detyrët e burrit ndaj grues:

  1. me u përkujdesë për veshë e mbathë e për gjithshka të lypet për me mbajt jeten;
  2. me e ruejtë nderën e grues e mos me e lanë me u ankue për kurrnji nevojë.

 Detyrët e grues ndaj burrin:

  1. me i a ruejtë nderin burrit;
  2. me i rrogue pa zhibla;
  3. me i ndejt nënë sundim;
  4. m’u përgjegjë detyrave të kunorës;
  5. me rritë e me mkambë fmin me nderë;
  6. me i ndejë gadi me të veshmen e të bathmen (kah e qepmja)
  7. mos me i u përzie në fejes të të bijave e bijve.

Deri në ditët tona, gjyqtarja Fildes Hafizi e shumë të tjera, gra që “kanuni” i vrau.  Ajo, gruaja, i lindi, u kujdes, i rriti, edukoi, i fali kënaqësi, familje, vëmendje dhe Ai e vrau, dhunoi e masakroi duke krijuar tragjedinë zinxhir në familje te fëmijët që kanë parë dhunën. Ata vazhdojnë t’i masakrojnë çdo ditë megjithëse Kanuni i kishte të saktësuar qartë të drejtat e burrave dhe grave. Sot ky kanuni yn sa i qartë është?

Image3

Si na shohin

Në janar 2003, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË) në Rekomandimet Përmbyllëse për raportin e kombinuar të parë dhe të dytë periodik të Shqipërisë, dhe nën dritën e Rekomandimeve të Përgjithshme nr. 19, i kërkuan Shqipërisë të vendoste prioritet të lartë ndaj masave të gjithanshme për adresimin e dhunës ndaj grave në familje dhe shoqëri, si dhe të pranonte se një dhunë e tillë, duke përfshirë dhunën në familje, përbën dhunim të të drejtave të grave sipas Konventës.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Shqipërisë të adoptonte ligje mbi dhunën në familje dhe të siguronte se dhuna ndaj grave ndiqet penalisht dhe dënohet me seriozitet dhe shpejtësi.Gratë viktima të dhunës duhet të kenë mjete të menjëhershme për zhdëmtim dhe mbrojtje, duke përfshirë urdhërat mbrojtës dhe akses në ndihmë ligjore.

CEDAË gjithashtu rekomandonte se duhet të merren masa për të siguruar një numër të mjaftueshëm strehëzash për gratë viktima të dhunës si dhe të sigurohet që zyrtarët publikë, sidomos zyrtarët e zbatimit të ligjit, gjyqësorit,punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit socialë,janë të sensibilizuar në lidhje me të gjitha format e dhunës ndaj grave.

Më tej CEDAË rekomandonte se shteti palë duhet të mbledhë sistematikisht të dhëna në lidhje me dhunën ndaj grave, duke përfshirë dhunën në familje dhe të marrë masa për rritjen e sensibilizimit ndërmjet mediave dhe programeve edukuese për publikun në mënyrë që ta bëjë këtë dhunë shoqërisht dhe moralisht të papranueshme. Së fundmi, CEDAË vinte në dukje shqetësimin e vet në lidhje me “ringjalljen e së drejtës zakonore (kanunit) dhe kodeve tradicionale të sjelljes në disa zona veriore të vendit ”dhe i kërkoi Shqipërisë të “merrte masa për eleminimin e praktikave të së drejtës zakonore dhe të kodeve tradicionale të sjelljes, të cilat diskriminojnë gratë ”.

Gruaja dhe forca e saj në botë (shembuj)

Përgjatë gjithë botës, shumë gra të forta kanë ndërmarrë fushata për ndryshime në disa nga çështjet me jetësore humane: barazia gjinore dhe raciale, mundësia për të patur ushqim dhe ujë, integriteti mjedisor, përgjegjshmëria e qëverisë, dhe shumë më shumë.

Shpesh herë, ato rrezikojnë jetën e tyre. Kurse gjithmonë, kanë të rrezikuar reputacionin, jetesën, dhe lirinë.

Image4Në Iran, vajzat shpesh gjuhen me gur deri në vdekje nëse kryejnë marrëdhënie jashtëmartesore, edhe nëse kjo vjen nga përdhunimi.

Asieh Amini mësoi për herë të parë mbi këtë fenomen kur ishte duke reportuar për një gazetë vendase në Iran kur dikush i tha se një vajzë 19 vjeçare e quajtur Leila ishte përdhunuar disa herë nga familjarët.

Amini u hodh menjëherë në veprim dhe ushtroi presion tek gjyqtari I çështjes për ta liruar vajzën.

Që nga ajo kohë, Amini Ia ka dedikuar jetën e saj luftimin të kësaj praktike të tmerrshme edhe pse e perndjekur dhe kërcënuar nga autoritetet. Duke sensibilizuar njerëz nga vendi I saj dhe në botë, Amini ka mundur të shpetojë jetën e shumë grave.

Kërcënimet ndaj saj me kalimin e kohës u bënë aq të rënda, sa ajo u detyrua të largohej nga Irani për të vazhduar punën në Norvegji.


Image5India mund të jetë shteti me rritjen më të shpejtë në botë, por shumë njerëz, aq më tepër vajzat, janë duke u lënë mbrapa sepse sistemi shkollor është në dështim.

Disa nga problemet e edukimit në Indi përfshijnë: mungesa e theksuar e mësuesve, një nga numrat më të mëdhenj në botë të nxënësve që lënë shkollën, dhe mungesa e banjove funksionale dhe të ujit të rrjedhshëm.

Rashmi Misra donte ta ndryshonte këtë, kështu që ndërmori vetë hapjën e një shkolle dhe u mundësoi fëmijëve të varfër një edukim rigoroz. Përpjekjet e saj me kalimin e kohës tërhoqën vëmendje ndërkombëtarisht dhe kjo bëri të mundur për  hapjen e mëtejshme të shkollave në lagje të varfra të Nju Delhi-t, Mumbai-t, dhe të Goa-s.

Sot, “Shkollat Vidia” janë të përqëndruara në fuqizimin e vajzave të reja dhe grave, duke I mundësuar edukim falas dhe duke I dhënë aftësi sipërmarrëse.


Aktivistët që kërkojnë më shumë përgjegjshmëri dhe liri në Kinë përgjithësisht arrestohen dhe burgosen. Kështu që kur Nanfu Uang filloi të dokumentonte përpjekjet e aktivistëve kundër dhunës seksuale, u ndesh me survejimin e shtetit.

Image6Por barrierat e reja nuk e penguin Nanfu-n. Ajo iu vu punës për të hedhur dritë mbi një seri rastesh të dhunës seksuale të cilat po mënjanoheshin duke qënë se figura të rëndësishme lokale ishin të përfshira.

Nanfu filloi të përdorte kamera të fshehta për të filmuar pamje dhe me kalimin e kohës u detyrua të largohej nga shteti i saj për të mundësuar publikimin e punëve në një audiencë më të gjerë.

Filmi rezultat i punës së saj, “Hooligan Sparrou” ka marrë famë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një avokat punonjësish seksi që njihet me emrin Hooligan Sparrou dhe hedh dritë mbi kufizimet e mëdha në të shprehur që njerëzit në Kinë duhet të përballin.


Gratë janë qytetarë të klasit të dytë në Arabinë Saudite. Numri i kufizimeve që ato duhet të përballin është marramendës.

Për Safa al Ahmad kjo shtypje gjinore është dhe si rrjedhojë e shtypjes së lirisë së fjalës në shoqërinë e tërë. Kur Pranvera Arabe shpërtheu përgjatë gjithë vendit, Arabia Saudite nuk qe e paprekshme ndaj mospajtimeve të brendshme, por qeveria u përpoq dëshpërimisht t’i shtypte protestat.

Safa al Ahmad filmoi në mënyrë të jashtëligjshme kryengritjet paqësore në Arabinë Saudite dhe mundi t’i merrte kontrabandë jashtë shtetit për të krijuar “Kryengritjen Sekrete të Arabisë Saudite”.

Që nga ajo kohë, Safa al Ahmad ka bërë dokumentarë të tjerë mbi kryengritje në Lindjen e Mesme dhe ka qënë një avokate e palëkundur e të drejtave të grave.

Image7

Shembujt e këtyre grave na frymëzojnë dhe duhet të na bëjnë të vetëdijshëm për fuqinë që realisht ne gratë kemi. Të drejtat njerëzore janë njësoi për të dy sekset. Ai seks që mendon se është superior, e ka gabim. Gabimet janë njerëzore, prandaj është e nevojshme që të ndreqim gabimet e njëri-tjetrit për hegjemoni.


“Gruaja dhe shembujt e saj në botë”, përkthyer nga Rea Shundi

Viewing all 206 articles
Browse latest View live